Finalizohet Festa e Pezës me 
pije dhe muzikë deri në mëngjes

Finalizohet Festa e Pezës me <br />pije dhe muzikë deri në mëngjes
Synimi për një Shqipëri të bashkuar kundër pushtuesve, mblodhi në Pezë më 16 shtatorin e vitit 1942, pjesëmarrës të rrymave të ndryshme politike, fetare, klasore apo krahinore. Simboli i bashkimit për fitore është ende mesazhi që përcillet dhe në këto ditë të festës së Pezës.

Këtë vit veprimtaritë u organizuan për herë të parë nga bashkia e madhe e Tiranës, e cila kishte menduar të sillte disa risi. Ajo zgjati për tre ditë dhe ndryshe nga herët e tjera në qendër të aktiviteteve ishte ekspozimi i prodhimeve bujqësorë të zonës së Pezës.

Pasditet e dy ditëve të para të Festës së Pezës sollën edhe njëherë në vëmendjen e publikut zjarret partizane, këngët e çlirimit si dhe cirkun kombëtar me numra të shumtë.

Megjithatë nuk munguan as nostalgjikët e regjimit komunist. Ata u bënë pjesë e këtyre festimeve dhe pse të pa ftuar. Me pankarta në duar ata kujtuan dikatorin hoxha dshe kërkuan që ai të jetë me patjetër pjesë thelbësore e kësaj feste.

Festa kulmoi ditën e tretë. Në qendër të festimeve ishte rinia, të cilët iu bashkuan thirrjes së bashkisë. Kalvarit të automjeteve nuk i shihej fundi, ndërsa efektivë të policisë ishin shpërndarë gjithandej. Banorët e zonës e përshkruan në këmbë rrugën deri tek festa, ndërkohë që vizitorët e tjerë parkuan shumë larg për shkak të trafikut.

Ambienti festiv ishte kuruar deri në detaj, i përshtatur për çdo grupmoshë apo shije të spektatorëve, andaj qytetarët nuk patën vështirësi për t’u përshtatur. Parku i Pezës ishte veshur me drita, ndërsa në çdo cep kumbonte muzikë e zhanreve të ndryshme, e kënduar live në skenën e improvizuar.

Fanfara Tirana dhe Robert Bisha, Dudu Morandi nga Modena City Ramblers, Gipsy Groove dhe Dj Jehonë ndezën atmosferën me performancat e tyre energjike nga ora 20.00 e deri ne orët e para të mëngjesit.

Në dukje kaotike, atmosfera ishte në fakt shumë miqësore. Disa preferuan të kërcejnë dhe të këndojnë bashkë me artistët e ftuar, dikush tjetër zgjodhi të largohet pak nga muzika dhe të shtrihet në lëndinë.

Politikanë e zyrtarë të lartë, pavarësisht se predikojnë unitetin dhe bashkëpunimin, fatkeqësisht nuk u mblodhën dot bashkë në këtë ceremoni festive, por qytetarët shqiptarë mes muzikës e të qeshurave u bënë bashkë për të festuar...një ditë ndryshe.

festa peze

peze

festa peze

festa peze

festa peze

 Foto të tjera 


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve