Arrestohen tre persona në flagrancë për vjedhje.
Specialistët e krimeve të hapura në Komisariatin e Policisë Nr 6, pas mbajtes nën mbikqyrje të të dyshuarve, kanë bërë të mundur arrestimin e Orgest Osmanit, 18 vjeç, Valter Sulenji, 18 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe të dy të dënuar më parë për vjedhje. Gjithashtu i arrestuar është Romario Çuko,18 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 26.05.2016, të tre personat e lartë përmendur janë kapur në flagrancë në momentin që po vidhnin dyqanin e personit me iniciale R. P.
Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e marra është arritur të dokumentohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të disa vjedhjeve të tjera.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com