Manchester City dhe Inter luajnë më 10 qershor në Stamboll, në finalen e Champions League. Dueli nuk është i lehtë për askënd, paçka se më i favorizuar në letër duket skuadra e Premier League. Trajneri i "Qytetarëve", Pep Guardiola ka kërkuar nga të tijtë të jenë me këmbë në tokë, teksa për Gazzetta dello Sport ka thënë se Interi mund të fitojë kundër tyre, duke vendosur në pah mentalitetin italian.
“Fillova të shikoja disa minuta Interin, disa situata dhe jam shumë i impresionuar. Ata më bënë përshtypje me atë që bëjnë, me gjuhën e tyre trupore. Fillova t'i shikoja, thirra disa miq që jetojnë në Itali për të pyetur për Interin. Të gjithë më thanë të qëndroj vigjilent se janë seriozë, nuk ishte nevoja të më thoshin: tashmë e kuptova duke parë ato pak minuta, ato situata", tha Guardiola.
Trajneri spanjoll kërkon nga të tijtë përqëndrim, duke treguar se Interi mund t'i mundë në finale.
"Sigurisht që Interi mund të na mundë. Ata e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk kemi fituar asnjë , por ne duam të luajmë më të mirën në mënyrë që kjo të mos ndodhë", tha Guardiola.
Guardiola paralajmëron lojtarët e tij dhe të gjithë ata që besojnë se 10 qershori në Stamboll do të jetë pak më shumë se një piknik.
"Nuk është rastësi që janë 3 skuadra italiane në finalet e tre kupave dhe të tjerat kanë luajtur në gjysmëfinale. Kam luajtur në Itali, e di mentalitetin që kanë ekipet italiane në finale. Le të mos harroni se njëzet vjet më parë Seria A ishte liga më e mirë në botë dhe të gjithë, lojtarë dhe trajnerë, donin të luanin atje. Italia e ka fituar Kupën e Botës katër herë. Ata ende e kanë atë mentalitet dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se një finalja ndaj një italiani do të jetë e komplikuar", tha spanjolli.
Hahaha, hahahahahahaha!
Përgjigju