Finalja e Champions League, Ancelotti konfirmon: Courtois nga minuta e parë, trofeu s'është fiksim! Dortmund e ka merituar

Finalja e Champions League, Ancelotti konfirmon: Courtois nga minuta e parë, trofeu s'është fiksim! Dortmund e ka merituar

Nacho, Carlo Ancelotti dhe Modric

LONDËR - Borussia Dortmund dhe Real Madrid luajnë nesër në 21:00 finalen e Ligës së Kampionëve. Në "Uembley" Real Madrid do kërkojë trofeun e 15-të, rekord për një ekip, teksa janë larg nga ndjekësit më të afërt (Milan 7).

Përpara ndeshjes, nga "Uembley" trajneri i madrilenëve tha se edhe Dortmund e ka merituar të jetë mbrëmjen e 1 qershorit në Londër. Carlo Ancelotti konfirmoi Courtois në portë, teksa ky do jetë "vallëzimi" i fundit për Nachon dhe Kroos, që do largohen nga Real Madrid.

"A i tremb rivalët himni i Champions League?

Një finale e Ligës së Kampionëve është ndeshja më e rëndësishme dhe më e rrezikshme. Duhet të kënaqesh në maksimum. Dhe fillon shqetësimi se mund të shkojë keq. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh Ligën e Kampionëve, por më pas frika e humbjes del. Të arrish një finale është shumë e vështirë, shumë e vështirë. Jemi aq afër suksesit sa kemi frikë

Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Jemi gati për këtë finale, edhe Dortmund e ka merituar të jetë në këtë ndeshje. Kemi respekt për ta. Emocionet? Unë kam besim te lojtarët e mi, ashtu edhe te Rodrygo. Ai është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë.

Detyrim fitorja? Liga e Kampionëve nuk është një fiksim. Fitimi i Champions League është diçka shumë e rëndësishme. Sezoni i kësaj skuadre ka qenë shumë i suksesshëm pavarësisht se çfarë do të ndodhë nesër në finale.

A luan Courtois? Lunin udhëton nesër dhe qëndron në pankinë. Courtois luan nga fillimi", tha Ancelotti mes të tjerash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut