Finalja e Champions League,
UEFA nuk i fal lojtarët e pezullua

Finalja e Champions League,<br />UEFA nuk i fal lojtarët e pezullua
UEFA nuk do t'i heqë pezullimet që ndalojnë gjashtë futbollistë të ekipeve finaliste të Ligës së Kampionëve, Bayern dhe Chelsea, të paraqiten në ndeshjen finale. Drejtuesit e UEFA-s nuk e kanë marrë parasysh as thirrjen e Shoqatës globale të futbollistëve, e cila ka kërkuar ndryshimin e këtij rregulli.

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 19 maj në stadiumin e Muenchen "Fussball Arena". Bayernit dhe Chelsea do t'u mungojnë gjithsej shtatë futbollistë. David Alaba, Holger Badstuber e Luiz Gustavo nuk do të jenë në përbërjen e bavarezëve, kurse Branislav Ivanovic, Raul Meireles, Ramires e John Terry do mungojnë për londinezët.

Ky i fundit do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit gjysmëfinale, kurse gjashtë të tjerët për shkak se në ndeshjet e fundit morën kartonin e tretë gjatë këtij sezoni të Championsit. Bayerni në gjysmëfinale eliminoi Real Madridin, kurse Chelsea Barcelonën.

"UEFA ka bërë të ditur se nuk do t'i përgjigjet kërkesës tonë për 'mëshirë' ndaj gjashtë futbollistëve, të cilët do të mungojnë në finalen e Ligës së Kampionëve për shkak të kartonëve të verdhë", thuhet në komunikatën e lëshuar nga FIFPro.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni