Finalja e 'Champions League' në shifra, gjithçka për sfidën Liverpool-Totenham

Finalja e 'Champions League' në shifra, gjithçka për sfidën Liverpool-Totenham

Sot është dita! Luhet Tottenham- Liverpool, ndeshja finale ku do të përcaktohet fituesi i trofeut më të lakmuar në botën e futbollit për klube, Champions League. Dy skuadrat angleze erdhën në këtë finale me një përmbysje spektakolare; Liverpool triumfoi ndaj Barcelonës me rezultatin 4-0, e ndërsa Tottenham fitoi ndaj suprizës së këtij kompeticioni, Ajax-it të talenteve të reja, 3-2...sot do të ketë vetëm një fitues!

Është e pamundur të parashikosh atë që pritet të ndodhë sot në fushën e blertë të "Wanda Metropolitano Stadium", në Madrid, por statistikat mund të na ndihmojë për të krijuar një panoramë paraprake.

-Në 14 takimet e tyre të fundit, djemtë e Jurgen Klopp kanë fituar 13 prej tyre, e ndërsa kanë humbur vetëm një ndeshje.

-Në total Tottenham dhe Liverpool janë takuar 170 herë në të gjitha garat, Reds fituar 79 ndeshje, Spurs '48, e ndërsa ka pasur 43 barazime.

-Në historinë e Champions League, 6 finale janë luajtur mes dy skuadrave nga i njëti vend

- Liverpool do të shkojë në vendin e tretë në podiumin e nderit të Ligës së Kampionëve, pas Real Madrid dhe Milan që kanë respektivisht nga 13 dhe 7 trofe

-Nëse "Reds" do të mundin Spurs, do ta fitojnë këtë trofe për herë të gjashtë.Tottenham ka herën e parë që shkon në finale

- Spurs janë klubi i 40-të që arrin finalen e Ligës së Kampionëve dhe të parët debutues që nga viti 2008, kur kishte shkuar Chelsea. Ata mund të bëhen ekipi i 23-të që e fiton këtë kupë Europiane.

-Në sondazhet e bëra, 72% e votuesve mendojnë se Champion League, për këtë sezon do të shkojë për Liverpool, e vetëm 28% e tyre mendojnë se Spurs kanë një shans për të fituar titullin e parë europian.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, një shfaqje për familjen.  Tradhtia dhe liria e zgjedhjes përballë dashurisë e vlerave

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, një shfaqje për familjen. Tradhtia dhe liria e zgjedhjes përballë dashurisë e vlerave