Finalja e Champions League në Paris nisi me vonesë pasi tifozët e futën në stadium pa biletë dhe autoritetet u detyruan t’i nxjerrin jashtë , për t’i futur sërish. Nga ana tjetër, autobusi i Liverpool u vonua.

Kjo situatë e krijuar në stadiumin ‘Stade de France’ ka bërë që i gjithë rrjeti të vlojë kundër autoriteteve parisiene për keqmenaxhimin e situatës, ku e kanë kritikuar për organizimin e dobët të finales më të rëndësishme në nivel klubi në Europë.

Në komentet e tyre, tifozët shkruajnë se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, që organizoi në mënyrë perfekte një finale e madhe të Conference League, ku nuk pati asnjë problematikë.

Disa prej komenteve shkojnë deri atje sa të propozojnë që finalja e Champions League vitin tjetër të bëhet në Tiranë.

Më 25 maj në stadiumin ‘Air Albania’ u mbajt finalja e Conference League, ku autoritetet e vendit tonë arritën ta menaxhojnë situatën pa asnjë incident serioz.