Finalja e Champions League nuk mjafton, Totenham shkarkon Pochettinon

Finalja e Champions League nuk mjafton, Totenham shkarkon Pochettinon

ANGLI- Mauricio Pochettino është shkarkuar nga posti i trajnerit të Totenham Hotspurs pas 5 vitesh. Lajmin e bën me dije vetë drejtuesi i klubit Daniel Lecy i cili shprehet se "Për fat të keq rezultatet në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni kanë qenë vërtet zhgënjyese. Bordi ka qenë i gatshëm për këtë ndryshim dhe vendimi nuk është marrë me lehtësi."

Vitin e kaluar Pochettino arriti ta çojë Totenham Hotspurs për herë të parë në historinë e klubit në një finale Champions League por nuk arriti ta kualifikojë. Por nga ana tjetër sezonin e kaluar Totenham kapi vetëm vendin e katërt, ndërsa këtë vit qëndron në vendin e 14-të. Sa i përket Champions League Spursave i mjafton një fitore për të siguruar kualifikimin më tej.

Argjentinasi pasoi në vitin 2014 Tim Sherëood i cili qëndroi në stolin e Spursave vetëm një vit. Në Britani flitet se kandidatura më e mundshme për të zëvendësuar Pochettinon është 'The Special' ose Jose Mourinho, por portugezi ka një problem me ekipin, fansat në Totenham Stadium e urrejnë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë