Finalja e Conference League, Duka falënderon Ramën, Veliajn dhe të gjitha institucionet që ndihmuan në suksesin

Finalja e Conference League, Duka falënderon Ramën, Veliajn dhe të gjitha institucionet që ndihmuan në suksesin

1653497312_armandoduka745x450.jpg

Presidenti Duka përmes letrave të veçanta, ka falënderuar të gjitha institucionet që ndihmuan për suksesin e arritur me organizimin e finales së Conference League.

Ai i ka dërguar falënderim Kryeministrit Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, AMA-s, Aeroportit të Rinasit, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë së Doganave, zjarrfikësve, urgjencës kombëtare.

Të mërkurën e 25 Majit 2022, në Stadiumin Arena Kombëtare, kulmoi Finalja e UEFA Conference League, me triumfues ekipin e Romës, ku ndoqëm një performancë e një ndeshje spektakolare edhe nga ekipi i Feyenordit.

25 Maji tashmë është skalitur në memorien e Futbollit Europian si finalja e parë e këtij kompeticioni, në historinë Shqipërisë dhe kryeqytetit tonë, Tiranës. Nga dita e parë besuam në organizimin e këtij eventi sfidues dhe sot jemi krenar që u kthyem në kryeqendrën Europiane, nga ku përcollëm emocione për qindra milion njerëz anembanë botës.

Tirana u shndërrua në shtëpinë e mijëra e mijëra vizitorëve që mbushën sheshet e rrugët tona duke festuar, e sërish treguam se mikëpritja është tipar genetik i kombit tonë. Jemi të vetëdijshëm që ky sukses, ishte rrjedhojë e një bashkëpunimi të shkelqyer institucional, e një pune

të palodhur të çdo punonjësi e zyrtari dhe të një gatishmërie të pakushtëzuar për të nderuar angazhimin e vendit tonë, Shqipërisë.

Ja dolëm të organizojmë një finale të denjë për çdo vend të përparuar Europian, e kuruar në çdo detaj dhe gjejmë rastin të përcjellim një falenderim e mirënjohje të përzemërt! Në 25 Maj jemi ndjerë të gjithë krenar e fituesi i vërtetë i kësaj finaleje është vendi yt”, ka shkruar Duka.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Tirana 'zgjohet' nga ëndrra! Rama: Lamë përshtypje fantastike! Veliaj: Kryeqyteti sot 'xixë'! Nano: Po mendohet shpërblim për policët! UEFA: Çfarë nate në Tiranë


K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”