ANGLI - Janë mësuar çiftet gjysmëfinale të FA Cup në Angli, kompeticionit më të vjetër për klube në botë, që këtë vit po zhvillon edicionin e 145-të.
Chelsea do të sfidojë Leeds United, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Manchester City do të ndeshet me surprizën e këtij edicioni, Southampton, që vjen nga Championship.
Rruga deri në këtë pikë ishte e mbushur me emocione dhe rezultate të papritura. Chelsea konfirmoi pritshmëritë duke dominuar Port Vale në 'Stamford Bridge', por befasia më e madhe erdhi nga eliminimi i Arsenalit prej Southamptonit.
Skuadra londineze, kryesuese në Premier League, u mposht bindshëm nga kundërshtari i kategorisë më të ulët, duke pësuar një tjetër zhgënjim pas humbjes në finalen e Carabao Cup.
Nga ana tjetër, Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola vazhdon të tregojë formë të frikshme. 'Qytetarët' shkatërruan 4-0 Liverpoolin në çerekfinalen e luajtur në 'Etihad Stadium', duke realizuar katër gola brenda pak minutash dhe duke dërguar një mesazh të qartë për rivalët.
Tashmë, të gjitha sytë janë drejt mitikut 'Wembley', ku katër skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen e madhe të kompeticionit më të vjetër në futbollin botëror. Ndeshjet e këtij viti do të luhen në 'Wembley' në fundjavën e 25-26 prillit.
Ndeshjet gjysmëfinale të FA Cup:
Manchester City - Southampton
Chelsea - Leeds United
Komente






