Finalja e kupës i djeg ende Lahm:
Ishim më të mirë, na kushtuan gabimet

Finalja e kupës i djeg ende Lahm:<br />Ishim më të mirë, na kushtuan gabimet
Pas humbjes së thellë 2:5 kundër Borusisë së Dortmundit në finale të Kupës së Gjermanisë, kapiteni i Bajernit të Munihut, Filip Lahm ka thënë se skuadra e tij ka qenë më e mirë në lojë, por ka humbur për mungesë të fatit.

Lahm mendon se skuadra e tij ia dhuroi fitoren skuadrës kampione në fuqi të Bundesligës me gabimet e saj. “Ishim skuadër më e mirë gjatë tërë 90 minutave, por i bëmë disa gabime katastrofale, të cilat na larguan nga fitorja. Gjëra të tillë nuk duhet që t’i lejojmë vetes në fundjavën e ardhshme kundër Çelsit në finalen e Ligës së Kampionëve” tha mbrojtësi gjerman.

Ndërkaq holandezi Arjen Roben ka pranuar se humbja prej 2:5 është e dhimbshme. “Nuk mund ta sqaroj dot atë që ndodhi. Jemi të zhgënjyer me veten tonë. Kjo humbje është një goditje e rëndë. Sidoqoftë, që nga e hëna të gjitha forcat tona do t’i fokusojmë për finalen kundër Celsit”, ka theksuar Roben. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës