Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta gjysmëfinale janë përcaktuar përfundimisht dy skudrat, që më 17 maj do të diskutojnë finalen e edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë. Përcaktues rezultuan ndeshjet e para dy javëve, ku Tirana fitoi 3-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit ndërsa Skënderbeu kishte fituar 3-1 ndaj Kastriotit.
Dy ndeshjet e kthimit kanë përfunduar në barazim, ku Kastrioti – Skënderbeu përfundoi 0-0, ndërsa Tirana – Flamurtari u mbyll në barazim 2-2. Dy gjysmëfinalet e dyta janë luajtura pa praninë e tifozëve, ku si për koiçidencë në një kohë fusha e Krujës dhe e Tiranës ishin të dënuara nga Komisioni i Disiplinës që të luanin një ndeshje pa spektatorë, për shkak të sjelljeve të tifozerive përkatëse në ndeshjet e mëparëshme.
Lështu në finalene 17 Majit do rivendosen përballë dy ekipe që po garojnë edhe për titullin në Superligë. Në sfidën e fundjavës në kampionat, skuadra korçare e trajnerit Levy, mundi bardheblutë e trajnerit Julian Rubio.
Kupa e Shqipërisë:
KASTRIOTI – SKËNDERBEU 0-0
TIRANA – FLAMURTARI 2-2
(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com