GOLAT/ Paqe mes spektaklit në Spanjë, Real Madrid barazon me Manchester City-n në Champions League

GOLAT/ Paqe mes spektaklit në Spanjë, Real Madrid barazon me Manchester City-n në Champions League

Festa e De Bruyne pas golit

FT/ Real Madrid 1-1 Manchester City (Junior 36' / De Bruyne 67')

Real Madridi dhe Manchester City barazuan 1-1 në "Bernabeu" për gjysmëfinalen e parë të Champions League. Dueli ka qenë i luftuar, me aksione dhe raste të pastra shënimi, teksa llogaritë e kualifikimit për finalen e Champions League do vendosen në sfidën e kthimit të mërkurën që vjen.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36-të të ndeshjes. Pas asistit të Camavingës dhe një aksioni model, Galaktikët shënuan me Vinicius Junior. Braziliani shënoi nga jashtë zone, me festën që përfshiu stadiumin. Edhe pse City dominoi në mbajtjen e topit dhe me disa raste të pastra, pjesa e parë u mbyll në avantazhin e vendasve.

Edhe pjesa e dytë ishte me ritëm, ndërsa De Bruyne u kujdes në minutën e 67 që të vendoste ekuilibrat në 1-1. Pas një gabimi nga Real, Gundogan "vjedh" një top dhe pasimi te belgu ishte deçiziv, me De Bruyne që nga jashtë zone ndali topin në rrjetë për një kryevepër.

Të dyja skuadrat ndahen kësisoj në paqe, teksa kualifikimi për në finalen e Ligës së Kampioneve do vendoset në "Etihad Stadium" javën që vjen.

Komentet e rëndësishme:

90+3' Mbyllet 1-1 ndeshja në 'Bernabeu'.

67' Real Madrid 1-1 Man. City/ "Qytetarët" barazojnë shifrat me belgun De Bruyne. Një gabim në pasim i Camavinga shfrytëzohet nga Gundogan, që pason te fantazisti. De Bruyne nuk fal nga jashtë zone për një kryevepër (VIDEO).

52' De Bruyne përballë Courtois, portieri i Real shmang golin e barazimit.

45' Nis pjesa e dytë, Benzema kërcënon portën mike.

45+2' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

36' Real Madrid 1-0 Man. City / Vinicius Junior zhbllokon ndeshjen dhe kalon në avantazh vendasit pas një aksioni dhe goli model nga jashtë zone (VIDEO).

28' Pas minutës së 28-të, City zotëron topin 74 përqind, kundrejt 26 përqind të Realit.

26' Mbrojtësi Ruben Dias bëri një ndërhyrje të mrekullueshme në portën e City-t për të penguar Benzema-në, i cili ishte në pritje për ta dërguar topin në rrjetë.

14' City ka humbur pak kohë për t'u vendosur në ritmin e duhur, duke e rikthyer Madridin brenda gjysmës së tyre të fushës. Vinícius Júnior ka pasur një ose dy vrapime të rrezikshme nga e majta, por Walker ka qenë i vëmendshëm ndaj rrezikut.

10' Përpjekja e parë në portë! Bernardo Silva driblon brenda zonës së penalltisë në të djathtë, duke asistuar De Bruyne, gjuajtja e dobët e pritur nga Courtois.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga City.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid XI: Courtois; Carvajal, Rüdiger, Alaba, Camavinga; Kroos, Modrić, Valverde; Rodrygo, Benzema, Vinícius Júnior.

Man. City XI: Ederson; Walker, Dias, Stones, Akanji; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Bernardo, Grealish, Haaland.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
VIDEO/ Barazohen shifrat në 'Bernabeu', De Bruyne befason Courtois nga jashtë zone

67' Real Madrid 1-1 Man. City/ "Qytetarët" barazojnë shifrat me belgun De Bruyne. Një gabim në pasim i Camavinga shfrytëzohet nga Gundogan, që pason te fantazisti. De Bruyne nuk fal nga jashtë zone për një kryevepër.

Ora 21:41
Man. City dominon lojën, Real Madridi gjen rrjetën! Vini Junior gol për 'kornizë' (VIDEO)

36' Real Madrid 1-0 Man. City / Vinicius Junior zhbllokon ndeshjen dhe kalon në avantazh vendasit pas një aksioni dhe goli model nga jashtë zone.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

U përfol se është shtatzënë për herë të dytë, Françeska Murati tregon se si qëndron e vërteta

U përfol se është shtatzënë për herë të dytë, Françeska Murati tregon se si qëndron e vërteta