Finalja e Superkupës kundër Inter, Stefano Pioli: I kemi mundur në dy ndeshjet e fundit

Finalja e Superkupës kundër Inter, Stefano Pioli: I kemi mundur në dy ndeshjet e fundit

Stefano Pioli, trajneri i Milan

Milan dhe Inter luajnë nesër në 20:00 finalen e Superkupës së Italisë në Riad të Arabisë Saudite. Në stadiumin "King Fahd", dy skuadrat nga Milano do diskutojnë trofeun e parë sezonal. Përpara duelit, trajneri i Milan, Stefano Pioli ka thënë se të tijtë janë në gjendje të mirë.

"Gjendja e ekipit? Ne duhet të paraqitemi mirë, është një ndeshje e rëndësishme. Po luajmë kundër rivalit tonë. I mundëm në kampionat dhe në dy derbet e fundit. Ato ishin ndeshje që na përballën me disa vështirësi, gjë që do të ndodh sërish ditën e nesërme. Është një derbi i hakmarrjes? Fitorja është e rëndësishme. Ne e nisëm vitin e kaluar dhe duhet të vazhdojmë me këtë vazhdimësi. Mund të na rrisë nivelin tonë dhe mentalitetin e fitores. Java e kaluar nuk ishte më e mira, por nesër është një ndeshje komplet tjetër. Derbi shkruan histori në vetvete dhe me një trofe të tillë e ngre akoma dhe më shumë vlerën e kësaj ndeshjeje", tha fillimisht Pioli.

 Më pas trajneri i Milan u ndal edhe te forma e Inter, kalimi i Ronaldos në Arabinë Saudite dhe formën e skuadrës së tij.

"A vjen më i fortë Inter? Ndeshjet e kampionatit nesër nuk do të numërohen. Nesër do të luajmë me entuziazëm dhe energji. Jemi këtu me meritë dhe do të luftojmë për atë. A ka Interi ndonjë pikë të dobët? Ata kanë disa pika të dobëta, por unë nuk do ju a them. Si e komentoni mbërritjen e Ronaldos këtu? I ka dhënë prestigj futbollit të Arabisë Saudite. Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë. Në karrierën time kam mësuar nga eksperiencat negative. Nuk mendoj se Milani po kalon një moment të vështirë. Është nder dhe krenari të jesh këtu", përfundoi trajneri i Milan.

Për Piolin do jenë jashtë disa futbollistë, mes të cilëve Ballo Toure, Florenzi, Ibrahimovic, Maignan dhe janë në dyshim Krunic dhe Rebic.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë