Pas fitores në finalen e parë 1-3  ndaj Barcelonës, Zidane nuk i kurseu kritikat për arbitrin që largoi Ronaldon me karton të kuq, ndërsa vlerësoi skuadrën e tij.
 
Zhvilluam një ndeshje të madhe. Por arbitri u mundua ta prishte disi në momentin që i nxori kartonin e kuq Ronaldos për simulim.
 
Ndoshta nuk ishte penallti, por i kuqi nuk ishte i nevojshëm dhe na prishi planet. jam shumë krenar për futbollistët e mi. Edhe pse luajtëm me 10 lojtarë për disa minuta ata besuan te fitorja deri në fund.
Asensio? Nuk më surprizon ajo që po bën është fenomenale. Ka cilësi të jashtëzakonshme kur godet topin”.
 
Ndërsa Valverde i Barcelonës beson te përmbysja e madhe. “Nuk bëmë një ndeshje të keqe, por rezultati nuk ishte i mirë për ne, Reali është favorit tashmë por është edhe një ndeshje tjetër për tu luajtur dhe duhet të besojmë te përmbysja sepse jemi Barcelona”, deklaroi Ernesto Valverde.


dy.b/shqiptarja.com