Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka nënshkruar në Vjenë, një marrëveshjen me Bankën Botërore për marrjen e një kredie në vlerën e 10 milionë euro për programin e barazisë gjinore dhe aksesin e grave në ekonomi. Denaj ka sqaruar sot në Samitin e Grave në Biznes se kjo do të ndihmojë femrat në aktivizimin më të madh në ekonomi.
“Janë 15.781 të regjistruara në 2019, dhe 5.089 ose 32% e tyre administrohen nga zonja. Një nga dy kontratat e kredisë të cilat do të ndihmojnë në veçanti ministrinë e Financave por edhe politikëbërjen për të rritur përfaqësimin e grave ndaj pronave dhe për të rritur zërin e saj vokal në kontekst të sipërmarrjes”, tha Denaj.
Gjatë këtij samiti të organizuar nga Ministria e Diasporës, është ngritur edhe shqetësimi i hendekut në paga që ekziston në vend mes burrave dhe grave.
“Unë besoj dhe në ato që kemi menaxhuar vitin e kaluar në raport me informalitetin dhe mbi të gjitha me luftën ndaj pagesës jo të pastër atë të informalitetit gri, mendoj 10.5% hendeku i pagave është jo e saktë dhe ne duhet ta luftojmë informalitetin por edhe pabarazinë gjinore”, u shpreh ministrja Denaj.
Ndërsa ministri Pandeli Majko theksoi se 28% e ndërmarrjeve të vogla e të mesme drejtohen nga femra.
“Janë afërsisht 252 milionë gra sipërmarrëse në mbarë botën, nga të cilat 153 milionë drejtojnë sipërmarrje të konsoliduar. Në Shqipëri ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë bazën e ekonomisë shqiptare dhe rreth 28% e tyre drejtohen nga femra”, pohoi ministri Majko.
Pavarësisht të dhënave të përfaqësimit të femrave në ekonomi dhe jo vetëm, në Samit është rënë dakord që qeveria dhe instancat përkatëse të kontribuojnë në aktivizimin sa më shumë të grave në fusha ekonomike.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor, 12:32
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor, 14:18
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Hapen aplikimet, fermerët 5 javë për të bërë gati dosjet! Grante deri në 50% nga shteti
30 Shtator, 15:39
-
Tiranë, konferencë e OKB-së për barazinë gjinore, Koçiu: Po rritet pjesëmarrja e grave në politikë e biznes
24 Shtator, 22:55
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21