Qeveria shqiptare ka tërhequr projektligjin për barazinë gjinore, pas debateve të ashpra publike dhe presionit të grupeve konservatore.
Versioni fillestar i ligjit, i cili parashikonte përfshirjen e termave modernë si “gjinitë e tjera”, ka pësuar ndryshime të mëdha, duke zbehur ndjeshëm synimet fillestare të ministrisë përgjegjëse.
Ky vendim ka shkaktuar reagimin e ashpër të aktivistit Kristi Pinderi, i cili në një postim të gjatë ka kritikuar ashpër si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i quajtur bashkautorë të situatës së krijuar..
Sipas tij, situata e krijuar është një shfaqje e përbashkët politike midis dy liderëve.
Postimi i plotë:
Përveç mungesës së frikshme të informacionit dhe pamundesisë absolute të gjuhës shqipe për të përkthyer konceptin "intersectionality" (qarkullojne tre versione, asnjeri nuk është i saktë; pamundësi nga e cila është ndërtuar kjo rrëmujë e pashpjegueshme logjike) në thelb, i gjithë kaosi me këtë ligjin ka vetëm dy autorë, Ramën dhe Berishën.
Tani, për të ndeshkuar LGBTQ+ janë gati të hedhin në kosh gjithë progresin e arritur me mund për të drejtat e grave si i thonë asaj, me hedh foshnjën bashkë me ujin!
Ky kaos është një cirk i madh i Edi Ramës dhe Sali Berishës. Janë dakort për këtë, si kurrë më parë. E bëjnë për ti treguar qeverisë amerikane se sa qesharakë të zellshëm mund të bëhen këta të dy kur u duhet të lëpihen më mirë.
Të njëjtët karagjozë, në vitin 2013, kur Obama kishte fituar mandatin e dytë e kur ShBA përgatitej për martesat mes së njëjtit seks, këta të dy pra, me merrnin edhe mua edhe Xhenin në telefon dhe na luteshin të shkonim t'i takonim e të bënim një foto me ta! Vetem që amerikanët t'i shikonin e t'u buzëqeshnin.
Të gjithë ata që punojnë në Ambasadën Amerikane e dinë shumë mirë këtë: njeri dërgonte mesazh, tjetri merrte në telefon për të thënë "do coj shoferin që t'ju marrë", kush e kush të dilte më parë në fotografi! Sa turp.
Komente










