‘Shtetëzohet’ sigurimi i banesave nga tërmeti! Nëse s’paguan nuk merr asnjë shërbim në e-Albania as në Kadastër

Nëse nuk paguan primin e sigurimit të banesës nga tërmeti nuk do të marrësh dot shërbime publike nga platforma e-Albania, as shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Kështu është parashikuar në nenin 33 të pr/ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” i cili është hedhur tashmë për konsultim publik.

Kush e paguan primin?

Primi i sigurimit duhet të paguhet me detyrim nga çdo individ  person fizik ose juridik, vendas apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave.

Edhe për zyra do paguhet policë, ngelen jashtë ndërtesat me qerpiç

Të gjitha banesat dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme e kanë detyrimin për të siguruar. Përjashtohen nga kjo taksë ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër - kallami  ose të ngjashme dhe ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

Policë sigurimi dhe për banesat në legalizim

Detyrimin për blerjen e policës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre. Ndërkohë buxheti i shtetit financon primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet për shtresat sociale në nevojë.

Sigurimi nuk mbulon dëmet në njerëz përfshi vdekjen

Sigurimi do të mbulojë vetëm dëmtimet në banesë duke përjashtuar dëmin tjetër pasuror (mobilet, pajisjet e brendshme, etj) dëmet në njerëz, përfshirë vdekjen, kompensim të dëmeve morale; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave apo dhe humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Paguhet çdo vit, dëmshpërblimi brenda 9 muajsh

Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit dhe periudha e vlefshmërisë së policës së sigurimit është një vit. Ndërsa dëmshpërblimi paguhet brenda nëntë muajve. Polica gjenerohet përmes sistemit e-Albania.

Përfituesi i dëmshpërblimit me vullnetin e tij mund të transferojë vlerën e dëmshpërblimit e tij pranë fondit te rindërtimit i cili krijohet me ligj të veçantë që rregullon rindërtimin nga pasojat e tërmetit.

‘Shtetëzohet’ sigurimi i banesave nga tërmeti

Skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet do të menaxhohet nga Fondi Kombëtar për Tërmetet, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, në pronësi të shtetit dhe përgjegjës është Ministri i Financave.

Fondi mund të bëjë transferta pranë fondit të rindërtimit i cili krijohet me ligj të veçantë që rregullon rindërtimin nga pasojat e tërmetit

Si llogaritet niveli i primit?

Niveli i primit duhet të llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, mbas marrjes së mendimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Po kështu vlera e dëmshpërblimit për dëme që rrjedhin nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk kalon në asnjë rast limitin maksimal sipas metodologjisë të dëmshpërblimit të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave “Fondi Kombëtar për Tërmetet”

Sistemi elektronik

Një sistem elektronik do të ketë të regjistruar të gjitha të dhënat e subjekteve, pagesave të primit, përcaktimin e tij dhe dëmet

Kur vlerësohet ?

Nënkupton një tërmet me magnitudë 5.0 ose më të lartë të shkallës rihter i cili ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë ose rajonet ngjitur dhe ka sjellë dëme në Shqipëri, i raportuar nga Autoriteti Kombëtar i autorizuar të masë tërmetet.

Vlerësohen pjesë e ngjarjes së tërmetit, të gjitha tërmetet pasuese (paslëkundjet - aftershocks) si dhe zjarri, shpërthimi, rrëshqitjet e tokës apo ulje (zhvendosje) të shkaktuar nga lëkundjet pasuese, që ndodhin gjatë një periudhe kohore prej 72 (shtatëdhjetë e dy) orësh nga zhvillimi i ngjarjes së tërmetit.

Me këtë skemë të sigurimit të detyrueshëm të tërmeteve në Fondin Kombëtar për Tërmetet pothuajse përjashton kompanitë private të sigurimeve nga produkti i sigurimit vullnetar të banesave për tërmetet.

Siguruesve privatë u ngelet sigurimi i katastrofave të tjera natyrore, apo sigurimi nga zjarri.

(Kliko këtu për të lexuar projekligjin e plotë)

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 26/11/2023 12:33

    po pastaj do ja trasferoni ndpnje oligarku

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2023 03:16

    Ne U.S.A e ke me detyrim inshurencen e shtepise sa kohe paguan /mortgage/,pastaj je i lire te besh si te duash.Ne Shqiperi me shume ke shans qe shtepia te te demtohet nga bombolat e gazit,nga shkendijat elektrike e permbytjet se sa nga termeti.Kjo skeme eshte bere vetem per te pasuruar me hile agjencite e inshurencave dhe arken e shtetit.Dhe me e bukura agjencia e inshurences do te nxjerre 100 yckla e klecka per te mos te demshperblyer.Do te vije i derguari i saj te inspektoje shtepine e mjer ata qe i kane apartamentet siper kateve te para te zgavruara e kthyer ne dyqane,mjere ata qe i kane ngritur vete shtepite,pa arkitekt,pa ing.ndertimi e pa firme ndertimi,se do ju thone nuk i kini sipas parametrave e nuk fitoni demshperblim dhe keta jane vetem dy shembuj te dhelperive te inshurencave.Nga ana tjeter kemi nje shtet qe jo vetem specifikon inshurencen vetem per termetin,por njekohesisht ben dhe shantazh duke e lidhur sikuracionin me force, me dhenien e dokumenteve e plotesimin e sherbimeve e nevojave te tjera.Nese ky nuk eshte shantazh,zhvatje e paster me force e detyrim e kushtezim,nese ky nuk eshte shkelje e te drejtave e lirive te njeriut e qytetarit,atehere cfare eshte ?! Cojeni ne Hage,mos humbni asnje minute qe te mos i shkoje me kurre ne mendje kryepykes te shpike ligje te tilla!

    Përgjigju
  • imigranti: 08/08/2023 18:32

    cfare ligjesh doni te vini kur niveli i Shqiperise nuk eshte ne nivelin e duhur me Evropen apo Ameriken.Rrogat e pensionet jane me te ultat ne rajon. Te gjithe shtepite imigrantet do duhet ti shesin sepse nuk do jene ne gjendje te pagujne dy here ketu edhe atje ku jetojne. Absurditet!!!!!!!

    Përgjigju
    • Do bjerë cmimi: 08/08/2023 23:47

      Shite shtëpinë tani se si po shkon kjo punë do të t'a marrin qyl

  • leonard: 08/08/2023 11:48

    Kjo eshte nje taks qe paguet ne Amerike dhe BE por a kane mundesi pensionistet qe ta paguajne duke ditur qe pensionet jane skandaloze

    Përgjigju
  • Arseni: 08/08/2023 10:33

    Ky shtet hajdut qe po' e masakron kete popull ti paguan keta vjedhin Jo me nje por me 101 duar duan me ligj te pagush Edhe shtepine per se dyti paguan takse shtepine do edhe kete nuk ka asnje Shtet qe te detyron eshte zgjidhe e lire po' kete te koruptuarit duan te mbushin financat e shtetit shtepia falas thote piktori ta ti do pagush "falasin" bukur nuk ka !

    Përgjigju
  • Dakord: 08/08/2023 10:19

    Ky është një atentat kundër kapitalizmit. Kjo është thjesht një taksë e re. Si mund të paguaj me detyrim për një gjë që askush nuk e di kur do të ndodhë siç është tërmeti???? Ç'i duhet qeverisë nëse e siguroj apo jo shtëpinë time unë??? Nuk është detyrë e qeverisë të më rindërtojë mua shtëpinë nëse jetojmë në kapitalizëm. Qeveria bën mirë të luftojë evazionin fiskal gjë që e bën për një muaj po të dojë. Të detyrojë gjithë popullin të deklarojë të ardhurat dhe shpenzimet, të luftojë monopolet dhe korrupsionin, pra të mbrojë rregullat e lojës së tregut të lirë, të ruajë rendin dhe sigurinë, kaq duhet të bëjë qeveria. Dhe për këto ne paguajmë taksa përfshirë taksë mbi banesën. Tani vënë edhe një taksë të dytë mbi banesën. Po ja pyetja 1 mil $: po sikur të bjerë një tërmet me magnitutë 9 të shkallës rihter dhe shemb të gjithë shqipërinë??? A do mundet qeveria ta rindërtojë??? Po insig pse u privatizua???? Si na merr taksë pa rregulluar kodin e ndërtimit??? Po ato mijëra banesa të legalizuara të ndërtuara pa konstruktor e pa ligje me paratë e mia e të tuat do rindërtohen kur të shemben. Kujt i djeg menderja se jeton në shtëpi të vjetër le ta sigurojë, kush nuk e siguron ti dalë për zot vetes, kaq e thjeshtë është.

    Përgjigju
    • Shaqo: 28/12/2023 14:19

      Pse makinen e siguron,pavarsisht se mund te mos kesh aksident e demtim automjeti asnjehere?

  • Karvani për para: 08/08/2023 10:03

    Qentë le të lehin, vetëm për para. Jeni të pa shpresë.

    Përgjigju
    • Rrezigalli: 08/08/2023 16:43

      Po edhe sa mendon ky kryhajdut me imarr kti popull pa shpres,i kapt murtaja ishalla sa ma par e termeti madh ne kok tyne po na pin gjakun deri npalc,te madhkuar qofshi!ju madhkoft dhe perëndija!

    • Sandri: 08/08/2023 12:47

      Po mor doç po. Njerezit nuk nxjerrin dot muajin me buke ky kerkon edhe taksa te perhershme. Veri taksat pasi te rritet mirqenia

    • Populli: 08/08/2023 10:53

      Sipas shenjave, Qentë jemi ne.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë