Financat:27.4 mld lekë detyrime
të prapambetura, nis shlyerja
Mbi 27 miliardë lekë është shuma që qeveria i detyrohet subjekteve të ndryshme që kanë financuar në ndërtimin e veprave të ndryshme publike. Ministria e Financës deklaron se nga java tjetër nis shlyerja dhe publikon listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH. (Në foto: Ministria e Financave)
TIRANË- Mbi 27 miliardë lekë është shuma që qeveria duhet tu shlyejë firmave të ndryshme që kanë financuar në ndërtimin e veprave të ndryshme publike, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë etj.
Nisur nga java që vjen, Ministria e Financave njofton se ky borxh, ndaj subjekteve të ndryshme do të fillojë të shlyhet.
Kjo ministri publikoi sot listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH, vlera e të cilave arrin në rreth 27.4 miliardë lekë.
Në grupin e punëve publike, 14.7 miliardë lekë janë fatura me informacion të plotë.
Rreth 5.3 miliardë lekë janë fatura që kërkojnë plotësim dhe saktësim informacioni, që do të bëhet shumë shpejt nga institucionet përkatëse për t’u renditur sipas datës në listpagesat e faturave. Ndersa, faturat që i takojnë TVSH-së, janë rreth 7.4 miliardë lekë dhe procesimi i tyre do të nise nga pagesat e viteve më të hershme. Fatura e rimbursimit të TVSh pritet të rritet me aprovimin e kërkesave të bëra përpara fundit të vitit 2013.
Ndërsa të gjitha rastet që kanë mbetur jashtë këtyre listave do të ndiqen nga institucionet përkatëse për tu përfshirë. Ministria sqaron më tej, se në lista janë evidentuar punimet për të cilat janë lëshuar faturë, ndëkaq për shpërbimet e kryera pa faturë, do të duhet të ndiqen të gjitha hapat deri në lëshimin e faturës dhe duhet të përfshihen në buxhetin e vitit aktual.
Redaksia online
(e.sh.shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi
29 Nëntor, 20:27
-
SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua
29 Nëntor, 20:15
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50