Financat, 337 milionë USD 
për shlyerjen e detyrimeve

TIRANE- Ministria e Financave njofton se deri më datë 20 qershor ka alokuar rreth 287 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët: investimet publike (84 mln USD), shpenzimeve korrente për mallra dhe shërbime dhe kategorinë të tjera (61 mln USD), rimbursimit të TVSH (97 mln USD) dhe atij energjetik (45 mln USD). Bashkë me detyrimet e paguara në dhjetor, ku janë shlyer rreth 20 milionë dollarë detyrime për personat me aftësi të kufizuar dhe 30 milionë për rrugët, në total fatura e borxheve të vjetra të alokuara arrin gati 337 milionë dollarë. Në buxhetin e vitit 2014, në kuadër të kësaj strategjie është parashikuar të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura.

Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë individëve dhe subjekteve private, të verifikojnë listat e detyrimeve të çelura dhe të publikuara në ëeb-sitin e Ministrisë (të hedhura në Thesar) dhe, nëse janë pjesë e tyre, të paraqiten pranë institucioneve përkatëse me të cilin kanë marrëveshjen kontraktuale për procedim të mëtejshëm.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen