Financat, 85 mln USD më pak
në buxhet, investimet - 27 %
Rezultatet e të ardhu- rave dhe shpenzimeve buxhetore për 6-mujorin tregojnë se edhe tremujorin e dytë nuk është arritur të përmirësohet gjendja e financave publike. Taksat nga biznesi i vogël, investimet e tatimfitimi janë shumë më të ulët se një vit më parë
Edhe tremujori i dytë përfundoi me një bilanc shumë negativ në realizimin e zërave të buxhetit të shtetit. Sipas statistikave të ministrisë së Financave për periudhën janar-qershor, këtë vit të ardhurat janë afro 85 milionë dollarë më të ulta se ajo që parashikohej, me një rënie 5.4 për qind. Këtu ka ndikuar realizimi shumë i ulët i tatimfitimit, që ka qenë 27 për qind nën planin, por madje 22 për qind më i ulët se në të njejtën periudhë të një viti më parë. E njejta gjë edhe për tatimin mbi të ardhurat personale, që ulet 2.1 për qind krahasuar me 2011-ën dhe 5.4 për qind me planin. Biznesi i vogël duket se i ka punët më keq nga të gjithë, me një diferencë prej 36.5 përqindësh krahasuar me shifrën e arkëtuar një vit më parë. Po kështu, TVSH ka qenë 7.4 për qind nën planifikimin dhe akciza 9.8 për qind më poshtë. Totali i të ardhurave jotatimore është rritur u me 2.9 miliardë lekë, si rrjedhojë e shtimit të zërit "të tjera", ku hyjnë gjobat, me 3.2 miliardë lekë, ndërkohë, që brenda kësaj kategorie, transferimi i fitimit nga Banka e Shqipërisë ka shënuar një rënie me rreth 20%.
Të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore shënojnë sërish rënie, me një rezultat 1.4 për qind më të ulët se planifikimi, por kontributet shëndetësore kanë shënuar rritje afro 13 për qind.
Në të njejtën kohë, shpenzimet kanë qenë vetëm 1% nën planin. Shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes qeveria nuk ka mundur t'i përmbajë dot dhe ato kanë shënuar një rritje në masën 25.1 për qind nga niveli i planifikuar me ligjin përkatës. Ndërkohë, investimet janë në ulje, 10 për qind nën planifikimin dhe 27 për qind më të ulta se një vit më parë. Në këtë mënyrë, ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Berisha, janë sakrifikuar fonde buxhetore që mund të sjellin përfitim, si shpenzimet kapitale, në favor të atyre jorentabël. Shpenzimet për paga të buxhetorëve janë 2 për qind më të larta se kuota e parashikuar dhe 2.4 për qind më të larta se fakti i vitit 2011 në këtë zë.
Në këto kushte, deficiti buxhetor rezulton si gjashtëmujor rreth 79 për qind më i lartë se sa parashikohej nga ligji për buxhetin e shtetit 2012. Financimi i brendshëm i këtij deficiti është realizuar me një rritje më se 200 për qind nga planifikimi, ndërkohë që huamarrja direkte e brendshme ka qenë 2.6 herë më e lartë. Financimi i huaj ka qenë më i ulët, por është rritur 10 për qind huamarrja afatgjatë.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor, 15:41
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor, 15:40
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’
25 Nëntor, 15:38
-
Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
25 Nëntor, 15:32
-
Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit
25 Nëntor, 15:32
-
Prezantohet projekti fotografik për sfidat e shëndetit mendor. “Të kam në mendje” nga Malda Susuri në Javën Kulturore Kombëtare
25 Nëntor, 15:31
-
Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve
25 Nëntor, 15:26
-
Mbytet gomonia në ishullin grek, humbin jetën 8 emigrantë, 6 prej viktimave të mitur
25 Nëntor, 15:15
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
'Nuk dëgjon Tomi', emrat e gjyqtarëve dalin në bisedat e Sky Ecc/ Detaje nga megaoperacioni i SPAK, arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës
25 Nëntor, 15:10
-
Lufta/ Lideri Suprem i Iranit s’kënaqet vetëm me urdhrin e arrestit, Khamenei: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje, kanë bërë krime lufte
25 Nëntor, 15:08