Financat, akordohen 7 milionë
euro, s'tregohet destinacioni
Thesari i shtetit muajt e fundit po shton me shpejtësi rastet e likuidimit të faturave misterioze, ku nuk specifikohet destinacioni i parave publike. Shifra ka arritur në 7 milionë euro si 6-mujor, ku 70 për qind e tyre janë paguar vetëm gjatë muajit qershor.
Në gjashtë muajt e parë të vitit, Thesari i shtetit ka kryer likuidimin e dhjetëra mijëra faturave për shpenzime nga insitucione buxhetore. Të gjitha këto fatura, sipas rregullave që aplikohen edhe në vende të zhvilluara, kanë një kod, që bën të mundur identifikimin e destinacionit të parave publike, pronar i të cilave nuk është as ministria e Financave dhe as qeveria. Por, nga muaji mars 2012, është vënë re një fenomen, që ka marrë më tej përmasa më të zgjeruara, e që ka të bëjë me fshehjen e këtij destinacioni. Janë më se 969 milionë lekë të reja fonde, që konvertohen në afro 7 milionë euro, me të cilat janë paguar nga Financat shpenzime të paspecifikuara, që mbulohen në raportet ditore të Thesarit me termin anglisht "unspecified". Kodi i këtyre faturave është raportuar "0000". Për specialistët e financave publike, të kontaktuar nga Shqiptarja.com, është absurde të mendohet pagesa e faturave pa një kod destinacioni, madje ata kanë shprehur habinë se si mund të ketë pranuar Thesari pagesa të faturave të tilla.
Gjatë muajit janar dhe shkurt, nuk rezilton të jetë bërë asnjë pagesë në këtë formë, por në muajt pasardhës praktika në fjalë shpeshtohet jashtëzakonisht shumë. Kështu, janë afro 29 milionë lekë që janë paguar në mars, shifër që ka kaluar në 85.3 milionë lekë në prill, 167 milionë në maj dhe 687.6 milionë lekë të reja gjatë 30 ditëve të qershorit.
Në shumicën e rasteve, "furnitori" ose institucioni që ka rezultuar ekzekutues i pagesës së panjohur, del ministria e Financave, me emrin konkret të kryefinacieres së dikasterit, por ka edhe disa raste të tjera, kur përfitues janë institucione të tjera. Gjatë muajit qershor janë kryer pagesa të tilla për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, në masën 16.7 milionë lekë brenda një dite.
Ajo që bie më shumë në sy në këtë rast është fatura e paspecifikuar, me anë të së cilës ka përfituar Korporata Eletroenergjetike Shqiptare një shumë prej 214 milionë lekësh, me një faturë të vetme, veprim ky, i kryer më 19 qershor 2012. Kjo sasi prej afro 1.5 milionë eurosh vështirë të justifikohet nga menaxhuesit e buxhetit të shtetit, duke qenë se, me përjashtim të garancive shtetërore për ndonjë hua dhënë KESH-it, që bëhet publike qartësisht, subvencionimi direkt nga buxheti për Korporatën nuk është i ligjshëm. Kjo shifër, ndonëse e vogël për bilancet e Korporatës, tregon se, në kuadër të vështirësive të saj për mbuluar hallet e veta financiare, qeveria ka hapur qesen për ta ndihmuar. Pak ditë më parë, duke folur për bonot e Thesarit në euro, zv.ministri Haldeda tha se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me publikun dhe se komunikimi e informacioni kanë qenë në vazhdimësi nga ministria e Financave në media në mënyrë të rregullt e periodike. Përdorimi i këtyre faturave të koduara tregon se kjo transparencë është e cunguar, qoftë edhe në këtë formë se si bëhet pasqyrimi i shpenzimeve nga Thesari.
Marre nga Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.7%
-
Jo
55.8%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18
-
Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
25 Nëntor, 11:14
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48