VKM ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare në datën 3 gusht 2016 dhe nuk ka fuqi prapavepruese.
Sipas ministrië së Financave, ndryshimi është bërë në përputhje dhe në përshtatje me rregullat e BE dhe konkretisht të Direktivës 2009/132/EC dhe Direktivës 2006/79/EC, në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në tregun rajonal, europian, por edhe në tregun e brendshëm. Në zbatim të parimeve bazë të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është një tatim mbi konsumin që, si i tillë, aplikohet mbi çdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim të këtij parimi, si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE dhe rajonit kanë standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim dhe koordinim me Postën Shqiptare po zbardhin procedurat me qëllim thjeshtësimin e tyre në favor të qytetarëve. Kështu, Posta shqiptare do t’u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë, venë në dukje Financat.
Rajoni
Kosova
22 euro
Maqedonia
22 euro
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)