Qeveria Berisha nuk ka lënë në arkiv asnjë kopje të faturave të pagesës së kompanisë amerikane të konsulencës Podesta Group. Në fjalën e tij në seancën e djeshme të Kuvendit, ku u diskutua dhe u miratua kontrata e qeverisë me kompaninë britanike të asistencës doganore “Croën Agents”, kreu i Financave Shkëlqim Cani theksoi se “ish-kryeministri dhe ish-ministri i Financave kanë nënshkruar një dyzinë kontratash për dhjetëra, në mos qindra milionë dollarë, vetëm me dy faqe, me shmangie nga tatim-taksat, pa pyetur madje Kuvendin.
Kontrata ku puna matej me 28 ditë qëndrim në Shqipëri dhe 60 e-maile, me kosto për 1 milion dollarë, apo kontrata për këshilltarë që na kanë dhënë garanci për pagesa garancish, si ajo për privatizimin e “Albpetrolit”, e cila ende edhe sot nuk është realizuar (bëhet fjalë për 85 milionë dhe jo 8.5 milionë euro sa është kjo kontratë që po diskutojmë). Keni të tjera kontrata koncesionare për ngjyrosjen e karburantit apo prodhim pullash që në vite do t’i kushtojnë ekonomisë me dhjetëra e dhjetëra milionë dollarë. Të tjera kontrata kur janë sjellë në Kuvend, kanë qenë të përfunduara dhe deputetit i është kërkuar të miratojë faktin e kryer”, tha ai. Kontrata me Patton Boggs është rreth 8.8 milionë dollarë në 6 vjet, kryesisht konsulencë, lobime dhe rrjet influence. Po ashtu, në kontratën me Podesta Group në 6 muaj kanë marrë 360 mijë dollarë, kryesisht me zgjedhjet e qershorit 2013, si dhe forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në. (fresk keqqeverisjes së Berishës). “Ndërkohë nuk gjejmë as faturat për këto pagesa”, tha Cani.
Mbështje financiare për të ndihmuar bizneset e reja
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me USAID-in zhvilluan në Tiranë Forumin Ballkanik të Biznesit dhe Sipërmarjeve. Qëllimi i këtij forumi do të jetë dhënia e mbështetjes financiare që do të mund të përfitojnë bizneset e sapo-krijuara, ose të njohura ndryshe si “start-up”, në mënyrë që të bëhen pjesë e një rrejti promocional sipërmarrjesh ballkanike. Të pranishëm në këtë forum ishte zv/kryeministri, Niko Peleshi, dhe drejtori i USAID-it, Jim Barnhart. Sipas zv/kryeministrit Niko Peleshi, në prioritet e qeverisë shqiptare është mbështetja e këtyre sipërmarrjeve, sidomos kur bëhet fjalë për sektorë prioritar si, energjetika apo turizmi.
Sipas tij, qeveria po bën gjithë ç’është e mundur që të përmirësojë klimën e biznesit në vend, duke krijuar një ekonomi sa më konkuruese në Ballkan. Ndërkaq, drejtori i USAID-it, Jim Barnhart, tha gjatë këtij forumi se, mbështetja vjen me synimin për të krijuar nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike me bazë të gjerë në Shqipëri. Në forum marrin pjesë rreth 30 biznese “start-up” nga i gjithë Ballkani dhe 7 prej tyre janë sipërmarrje shqiptare. Turizmi dhe energjitika janë dy sektorë me shumë perspektivë duke qenë se Shqipëria është një vend me shumë burime natyrore. Për sa i përket zhvillimit të qendrueshëm, kjo është e ardhmja e sipërmarrjes dhe zhvillimit
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)