Pas një viti intensiv pune, pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës u restauruan 64 ikona të Kishës “Fjetja e Shën Marisë”. 13 prej tyre u ekspozuan për herë të parë per publikun.
“Ikonat prezantohen për herë të parë pasi stafi ynë i restauroi”, tha Fjoralba Prifti drejtore e muzeut.
Historiani Neritan Ceka thotë se ikonat e vëllezërve Zografi kanë një vlerë të madhe për historisë së zonës së Lubonjes, ku gjendet dhe kisha “Fjetja e Shën Mërisë”.
“Eshtë kishë e shekullit XI dhe me afreske të shekullit XIII. Pjesë e kësaj trashëgimie ishin dhe ikonat, të cilat ishin grumbulluar në vitin 1967. Janë 64 në total, por 13 prej tyre janë ekspozuar”, tha Neritan Ceka.
Drejtuesi i projektit, Edmond Hoxha thekson se është fokusuar në Lubonjë, pasi mungonin studimet e mëparshme historike.
64 ikonat e restauruara do të mbeten pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.