Ministria e Financave ka kujtuar publikun se çdo individ që ka të ardhura bruto vjetore, nga të gjitha llojet e burimeve të ardhurave, në dhe mbi shumën 2 milionë lekë të reja, gjatë vitit 2011, ka detyrimin për të plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale, deri në datën 30 shtator 2012. Synimi i plotësimit të kësaj deklarate është formalizimi i te ardhurave mbi 2 milionë lek që sigurohen nga individët, rritja e nivelit të vetëdeklarimit të këtyre të ardhurave, si dhe pajisja e individëve me Kodin Fiskal.
Deklarata gjithashtu përmban opsionin e plotësimit në menyrë vullnetare nga të gjithë individët, të cilët realizojnë të ardhura deri në 1 milion e 50 mijë lekë gjatë vitit 2011 dhe duan të përfitojnë nga zbritja e shpenzimeve të kredive për shkollim të fëmijëve, të shpenzimeve mjekësore dhe shpenzimeve për sigurim vullnetar.
Deklarata e plotë, modelet e plotësuara, fletëpalosja informuese mund të gjenden edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave në internet www.minfin.gov.al. ose në faqen zyrtare të Drejtorise se Përgjithshme të Tatimeve www.tatime.gov.al.
(sg/gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com