TIRANE - Burime nga Ministria e Financave pohuan për Shqiptarja.com se nga dita e nesërme do të jepen pagat për muajin dhjetor 2012, që deri tani nuk kanë kaluar në sistemin bankar.
“Kalimi në sistem i pagesave përfundon totalisht në mesditë. Drejtoria e Thesarit po punon edhe në këto momente për të hedhur në sistem të gjitha të dhënat. Përfundoi Ministria e Brendshme, Arsimit, pensionet, ndihma ekonomike dhe Ministria e Punës”, deklaroi zyra e shtypit e Financave.
Moslëvrimi në kohë i fondeve për pagat e administratës dhe pensioneve kanë ardhur për shkak të vonesës së listë-pagesave nga zyrat e financave në institucione, është shprehur Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes me ministrat e kabinetit.
Ndërsa mbështetja financiare e energjisë për shtresat në nevojë është vonuar për shkak të ndryshimit të llogaritjes së sasisë së konsumuar, shtoi ai. Kryeministri është shprehur gjithashtu se mbështetja financiare për shtresat në nevojë është 5-fishuar dhe se buxheti vjetor i parashikuar për invalidët arrin në 13 miliardë lekë.
Ndërkohë në një konferencë për shtyp, Partia Socialiste denoncoi këtë vonesë. Eglantina Gjermeni deputete e PS u shpreh se “ditët e para të 2013-ës, listës së dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuar, të cilët prej muajsh tanimë nuk marrin pagesën e paaftësisë, u shtohen edhe rreth 90 000 punonjës të administratës publike, mësues, mjekë, infermierë, etj”.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18