Financat: Ja si përdori qeveria
fondin e saj rezervë më 2011

Financat: Ja si përdori qeveria<br />fondin e saj rezervë më 2011
Në projektligjin lidhur me buxhetin faktik te vitit të kaluar, që u miratua në Këshillin e Ministrave dhe do të kalojë në Kuvend, thuhet se gjate vitit 2011, fondi rezerve i buxhetit te shteti, eshte prekur nepermjet 44 vendimeve te Keshillit te Ministrave, ne shumen prej rreth 1.76 miliarde leke, ose rreth 91.5 perqind e tij. Nga fondi i ekzekutuar prej rreth 1.76 miliarde leke, rreth 11.7 perqind eshte perdorur per shpenzime per personelin, rreth 47.9 perqind per shpenzime te tjera korente dhe 40.4 perqind per investime.

Pjesa mw e madhe, rreth 52.5 perqind e fondit rezerve, ose rreth 925.7 milione leke i jane dhene Ministrise se Brendshme, nepermjet 10 vendimeve te Keshillit te Ministrave, nga te cilat permendim fondet per shperblimin e punonjesve te policise se shtetit, Gardes se Republikes dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme, te angazhuar ne mbrojtjen e institucioneve te shtetit; fondet per blerje pajisjesh, mjetesh dhe materialesh speciale, ne plotesim te nevojave te policise se shtetit dhe te Gardes se Republikes; fondet per kompensimin e demeve ne kulturat bujqesore te fermereve te qarkut te Korces, si pasoje e permbytjeve te shkaktuara nga rreshjet e shiut dhe demtimi i argjinatures se lumit Devoll, gjate muajve shkurt-mars 2010; fondet per Bashkine Vore, per dhenie ndihme financiare familjeve te demtuara nga aksidenti teknollogjik i dates 15.03.2008, ne fshatin Gerdec, per pagesen e qirave te banesave dhe demeve te shkaktuara nga mosperdorimi i tokave e kulturave bujqesore, qe ndodhen brenda perimetrit 300 ml rreth kraterit, zone e shpallur si zone e sigurise se larte; fondin financiar shtese per institucionin e prefektit te qarkut te Korçes, per dhenie ndihme financiare familjes se viktimes Liljana Albert Arapi, per mbulimin e shpenzimeve te ceremonise mortore; fondet per pjesemarrjen e Republikes se Shqiperise me punonjes te policise se shtetit, ne misionin e forcave te ndihmes per sigurine nderkombetare (ISAF), ne Afganistan; fondet per bashkine Korçe, per rikonstruksionin e nje pallati, djegur nga zjarri; fondet per njesine bashkiake nr. 2 ne Tirane, per dhenie ndihme financiare familjes se viktimave Spahiu, per mbulimin e shpenzimeve te ceremonise mortore.

Rreth 395.9 milione leke ose rreth 22.4 perqind e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave, i jane akorduar Ministrise se Financave, nepermjet 10 vendimeve te Keshillit te Ministrave, nder te cilet permendim fondet per ekzekutimin e vendimeve te Gjykates Europiane per te drejtat e njeriut, per ceshtjet “Puto e te tjere kunder Shqiperise”, "Mishgjoni kunder Shqiperise", "Gjyli kunder Shqiperise", "Vrioni dhe te tjere kunder Shqiperise", "Shkalla kunder Shqiperise"; fondet per dhenie ndihme financiare Qeverise se Japonise, per lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga termeti i dates 11.03.2011; fondet per dhenie ndihme financiare Qeverise se Republikes Demokratike te Somalise, per lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga thatesira e tejzgjatur; fondet per dhenie ndihme financiare Qeverise se Republikes Islamike te Pakistanit, per lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga permbytjet; fondet per dhenie ndihme financiare Qeverise se Republikes se Turqise, per lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga termeti i dates 23.10.2011; fondet per shlyerjen e disa vendimeve gjyqesore te formes se prere.

Per Kryeministrine eshte perdorur rreth 6.2 perqind e ketij fondi ose rreth 110.0 milione leke, nepermjet tre vendimeve te Keshillit te Ministrave.

Rreth 78.1 milione leke ose rreth 4.4 perqind e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave i eshte dhene Institutit te Statistikave, nepermjet nje vendimi per regjistrimin e popullsise dhe banesave.

Rreth 130 milione leke ose rreth 7.4 perqind e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave i eshte akorduar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per financimin e fushates se subjekteve zgjedhore per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, si dhe per financimin e shpenzimeve per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, me 8 Maj 2011.

Rreth 61.7 milione leke ose rreth 3.5 perqind e fondit rezerve i eshte akorduar Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve nepermjet dy vendimeve te Keshillit te Ministrave, ku permendim fondet per shperblimin e lojtareve dhe te trajnerit te ekipit kombetar te futbollit, per rezultatin e arritur dhe nivelin e larte sportiv te treguar ne ndeshjen kualifikuese te kampionatit europian 2012, Shqiperi-Bjellorusi; fondet per financimin e federates shqiptare te atletikes per organizimin e kampionatit te 27-te boteror te vrapimit malor.

Rreth 28.1 milione leke ose rreth 1.6 perqind e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave eshte akorduar FZHSH-se per dhenie ndihme financiare qeverise se Republikes se Kosoves, per realizimin e projekteve te propozuara per Komunen Graçanice, ne Kosove.

Rreth 21.1 milione leke ose rreth 1.2 perqind e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave i eshte akorduar Ministrise se Shendetesise, nepermjet 11 vendimeve te Keshillit te Ministrave per mbulimin e shpenzimeve te kurimit te disa personaliteteve.

Rreth 2.1 milione leke ose rreth 0.1 perqind e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave i shte dhene Ministrise se Puneve te Jashtme per dhenie ndihme financiare fondacionit "Refugees international", ne kujtim te vepres se diplomatit te shquar amerikan Richard Holbrooke.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën