TIRANE- Të ardhurat buxhetore janë 8.2 për qind më të larta se një vit më parë për periudhën janar-mars. Ky është sinjali më pozitiv i statistikave zyrtare të ministrisë së Financave për tremujorin. Sipas tyre, një rritje e ndjeshme ka ndodhur me të ardhurat nga taksa kryesore – TVSH-ja, që ka sjellë në arkën e shtetit 20 për qind më shumë fonde se në të njejtën periudhë të 2013-ës, njëkohësisht 12.5% më shumë se shifra e planifikuar. Ndërkohë, akciza ka sjellë afro 25% më pak para se sa planifikimi dhe 13 për aind më pak se një vit më parë. Rënie ka shënuar edhe tatimi mbi të ardhurat personale, 12.1% më pak se një vit më parë dhe 5.2% më pak nga plani. Kurse e ardhura nga tatimfitimi mbi subjektet është afro 18 për qind më e lartë se një vit më parë.
Në përgjithësi, nga Tatimet dhe Doganat janë shënuar të hyra 9.3 për qind më shumë fonde se në janar-mars 2013. Duke qenë se shpenzimet kanë qenë për këtë periudhë 2.4% më të ulta se një vit më parë, edhe deficiti buxhetor është përgjysmuar, sipas këtyre statistikave. Ai është afro 57% më i ulët se më 2013. Por, ndër këto shpenzime buxhetore vihet re një ulje e ndjeshme e inv estimeve. Shpenzimet kapitale kanë qenë afro 27 për qind më të ulta se një vit më parë në tre muajt e 2013-ës, por 7.4% më të larta gjithsesi nga çfarë ishte planifikuar në buxhetin e këtij viti.
Fundi i tremujorit të parë pritej të tregonte të saktë tendencën e të hyrave nga tatim fitimi, me financat që shpresonin që të mblidhnin 50% më shumë të ardhura se janar-mars i vitit të kaluar, si rrjedhojë e rritjes së tatim fitimit nga 10 në 15% nga 1 janari (në bazë të skemës së re, tatim fitimi paguhet një herë në tre muaj, jo çdo muaj si më parë). Ndonëse ritmi i mbledhjes së këtij zëri u përmirësua në shkurt-mars, pas një janari të dobët, sërish të hyrat nga ky zë u shtuan vetëm me rreth 18% me bazë vjetore për tremujorin 2014, duke treguar se rritja e tatim fitimit për bizneset nuk po sjell rezultatet e planifikuara në buxhet.
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore ranë me 5.7%, ndërsa të hyrat nga sigurimet shëndetësore u dyfishuan në 2.3 miliardë lekë, duke qenë faktori i tretë pas TVSH-së dhe ndihmave që ndikuan në rritjen e të ardhurave në buxhet. Rritja erdhi pas ndryshimit të skemës në janar, ku sigurimet shëndetësore llogariten tashmë në bazë të pagëse reala, jo asaj maksimale. Huamarrja e brendshme ka qenë 170% më e madhe se shifra e planifikuar. Ndërkohë, huaja e marrë afatgjatë jashtë vendit ka qenë 44.2 për qind më e lartë se ajo e planifikuar dhe gati 7% më e madhe se një vit më parë.
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shuhet pas më shumë se 2 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46