Financat kanë nevojë për likuiditet
Në shitje 30 mln euro bono thesari
Në pamundësi për t’iu drejtuar tregjeve ndërkombëtare përmes një eurobondi, kur të ardhurat buxhetore po pakësohen vazhdimisht, qeveria ka vendosur që, nëpërmjet dy ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë, të nxjerrë në shitje bono thesari 12-mujore në euro, në total 30 milionë euro.
TIRANE - Në pamundësi për t’iu drejtuar tregjeve ndërkombëtare përmes një eurobondi, kur të ardhurat buxhetore po pakësohen vazhdimisht, qeveria ka vendosur që, nëpërmjet dy ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë, të nxjerrë në shitje bono thesari 12-mujore në euro, në total 30 milionë euro. Ankandi i parë do të zhvillohet më 24 korrik për 15 milionë euro dhe ankandi i dytë do të zhvillohet më 21 gusht, sërish me shumën 15 milionë euro.
Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove te thesarit nëpërmjet subjekteve të liçensuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Banka Raiffeisen, Banka Intesa SanPaolo, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka e Tiranës, Banka Credins, Alpha Bank dhe Banka e Parë e Investimeve (FIB).
Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Financave, aktualisht ky dikaster po ndërmerr një fushatë sensibilizuese përmes spoteve televizive, si dhe fletëpalosjeve, të cilat do të shpërndahen në të gjithë vendin, me qëllim informimin e qytetarëve se pse ata duhet të investojnë në bono thesari dhe obligacione. Këto do të shpërndahen edhe në të gjitha pikat kufitare për të informuar emigrantët që kthehen në Shqipëri se kursimet e tyre duhet t'i investojnë në bono thesari dhe obligacione të emetuara në euro, duke qenë investimi më i sigurt dhe më fitimprurës, pasi normat e interesit të investimit në bono thesari dhe obligacione janë më të larta se ato të depozitave.
Një ankandi i tillë është zhvilluar në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, gjithnjë me shumën 15 milionë euro bono thesari dhe obligacione.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.9%
-
Jo
55.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18
-
Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
25 Nëntor, 11:14
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48