Kjo shifër qendron nën kufirin e vendosur me ligj, të limitit të 60 përqindëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në kuotën 57.6% të PBB-së. Gjashtë muaj më parë, shifra e borxhit të përgjithshëm ishte 772.8 miliardë lekë, pra është shënuar një rritje prej 28.4 miliardë lekësh, ose 3.6 për qind më shumë se në fund të vitit 2011.
Borxhi i brendshëm është rritur në gjashtë muaj 3.3 pë rqind, duke kaluar nga 438.6 miliardë lekë, në 453.2 miliardë lekë. Ndërkohë, borxhi i jashtëm ka pësuar një rritje të konsiderueshme, prej 40.8 miliardë lekësh, ose 4.1 për qine më shumë, duke kaluar nga 334 miliardë lekë në fund të vitit 2011. më 347.8 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Rritja e borxhit në total është afro 206 milionë euro në gjashtë muaj.
(gk/shqiptarja.com)