Financat nën vëzhgim të
rreptë zbatimin e buxhetit

Financat nën vëzhgim të<br />rreptë zbatimin e buxhetit
TIRANE- Zbatimi i buxhetit të vitit 2014 nga institucionet publike do t’i nënshtrohet një disipline të rreptë.
Një udhëzim i Ministrisë së Financave, ka deklaruar deri në detaje procedurat e zbatimit të buxhetit të këtij viti. Referuar udhëzimit, institucionet publike nuk do të mund të bëjnë ndryshime në personel që mund të sjellin efekte financiare shtesë. Po ashtu, në udhëzim përcaktohet se institucionet nuk do të mund të realizojnë asnjë investim të ri, të papërcaktuar nga buxhet, pa marrë më parë miratimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Nga ana tjetër, as Agjencia e Prokurimeve nuk mund të realizojë asnjë prokurim për rastet kur urdhëri i prokurimit është i pambuluar me fonde buxhetore. Në këtë rast, udhëzimi përcakton se Agjencia e Prokurorimeve nuk fillon procedurën zyrtare të prokurimit, pa pasur më parë një miratim të degës përkatëse të thesarit.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të zhvillojë një sondazh çdo tre muaj te ministritë kryesore, nëse ka detyrime financiare të krijuara rishtas dhe të papaguara në kohë, për të përcaktuar pagesat e reja të kërkueshme që rrjedhin nga faturat ose pretendimet e marra pas datës 1 Janar 2014. Ndërsa përsa i përket transfertës së pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore, ajo do të kryhet në 4 faza, ku çelet 35% në tremujorin e parë, 20% në tremujorin e dytë, 20% në tremujorin e tretë dhe 25% në tremujorin e katërt.


Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Revolucioni i Qershorit 1924!' Sonte në 'Elektroshok' ora 22:00 në Report Tv, një emision nga profesor Ardian Ndreca

'Revolucioni i Qershorit 1924!' Sonte në 'Elektroshok' ora 22:00 në Report Tv, një emision nga profesor Ardian Ndreca