Financat: Në ulje, numri i
bizneseve më të mëdha

Financat: Në ulje, numri i<br />bizneseve më të mëdha
TIRANE - Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se numri i bizneseve të mëdha active është në ulje. Në tremujorin e parë të vitit numri i kompanive që paguan tatimin mbi fitimin ra me 5 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Ky është viti i dytë që tatimet përballen me tkurrjen e numrit të bizneseve të mëdha, ndonëse në 2012 rënia ishte më e ulët.

Sipas ligjit, detyrimin për të paguar tatimin mbi fitimin e kanë të gjitha kompanitë që realizojnë një xhiro mbi 8 milionë lekë në vit. Tkurrja e kësaj kategorie të biznesit, që është dhe ajo më e rëndësishmja për buxhetin por edhe punësimin, lidhet me gjendjen e vështirë të ekonomisë.

Kriza ka detyruar një pjesë të ndërmarrjeve që të ndalin aktivitetin, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, atë prodhues dhe në tregti. Në ndërtim, shifrat tregojnë se numri i bizneseve fitimprurëse është ulur me mbi 15 për qind në harkun kohor të dy viteve.

Një pjesë e tyre janë mbyllur, ndërsa të tjerat edhe pse mund të jenë aktive kanë regjistruar rezultate negative financiare duke dalë me humbje. Sektori që ka shënuar rritje të bizneseve që paguajnë tatimfitimin është ai i shërbimeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim