TIRANË- Stoku i detyrimeve të prapambetura me rimbursimin e TVSH-së për operatorët ekonomikë do të zerohet në qershor të vitit 2021. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera ka deklaruar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se në vitin 2020 do të rimbursohen 21 miliardë lekë.
“Në vitin 2020 do të rimbursohen 21 miliardë lekë, dhe në fund të vitin 2020 stoku do të jetë vetëm 4.5 miliardë lekë. Dhe në qershor të vitit 2021 stoku do të jetë zero” deklaroi Lera.
Ai po ashtu ka sqaruar se pjesa më e madhe e rimbursimeve i takon operatorit ekonomik TAP, me të cilin është nënshkruar një marrëveshje për shlyerje të detyrimeve me këste.
“Ne do të ulim stokun e rimbursimeve në vitin 2019, me 10%, dhe është 38% më shumë se në vitin 2018, kur janë rimbursuar 14.2 miliardë lekë. 90% e këtij stoku është e subjektit TAP, me të cilin do të kemi skemë të pagesës me këste të shtrirë në 1 vit e gjysmë, dhe nga 16.8 miliardë lekë në fund të këtij viti që do të jetë stoku pjesa më e madhe i takon TAP me 85% dhe 5% është për një subjekt hidrocentralesh. 13.5 deri në 14 miliardë lekë i takon TAP nga 16.8 miliardë lekë që do ngeli në fund të këtij viti. Tatimpaguesit e vegjël, si fasonët apo eksportuesit që kërkojnë edhe vlera më të vogla rimbursimi iu është vonuar 13 deri në 15 ditë” u shpreh Drejtori i Politikave Fiskale në MFE.
Po ashtu në komision është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2020, si dhe për projektligjin e fiskalizimit, ku përsëri si shqetësim është ngritur kostoja që do të sjellë implementimi i pajisjeve të reja fiskale. Paraprakisht është parashikuar që blerja e një aplikacioni të kushtojë 30 euro.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor 2024, 18:05
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor 2024, 16:22