Financat, në gjashtë muaj, 140
milionë USD plus pa FMN-në

TIRANE- Edhe para se në Shqipëri të mbërrijë “bombula” e oksigjenit prej 330 milionë eurosh, që iu kërkua FMN-së, duket se në gjashtë muajt e parë të qeverisjes, sektori i financave publike ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në shtimin e të ardhurave dhe reduktimin e deficitit buxhetor. Analiza e periudhave tetor-dhjetor 2013 dhe janar-mars 2014 tregon se të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat kanë qenë rreth 140 milionë dollarë më të larta se sa shumat e arkëtuara në periudhat përkatëse 12 muaj më parë. Kjo do të thotë që rezultati ka qenë rreth 13 për qind më shumë të ardhura për arkën e shtetit, të destinuara për rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila në vitin 2013 ka pësuar tronditjen më të madhe që prej vitit 1997.

Në total, të ardhurat buxhetore rezultojnë të jenë rritur me 7.6 për qind, ndërsa TVSH-ja, zëri që dëshmon qarkullimin e aktivitetit privat në vend, prodhimin e mallrave, shërbimet, etj, konstatohet me rritje tejet pozitive. Në raport me PBB-në për periudhën tetor 2013 – mars 2014 janë 26.3%, me rritje 1.2 pikë përqind ndaj të ardhurave totale për periudhën tetor 2012 – mars 2013, nga qeveria Berisha. Ndikimi dhe pesha kryesore në këtë rritje vjen nga Tatimet dhe Doganat, me një sasi të barabartë me 18.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një vit më parë, kjo sasi rezultoi 17.3% e PBB-së, apo 1.6 pikë përqindje më e ulët.
 
Deficiti
Jashtëzakonisht i dukshëm është, sipas specialistëve të Financave, reduktimi i deficitit buxhetor, i cili regjistron kuotën 7.17 miliardë lekë, ndërsa për periudhën tetor 2012 – mars 2013 ishte 34.48 miliardë lekë. Pra, me një ngushtim të diferencës shpenzime/të ardhura gati katër herë.
Një deficit buxhetor në masën vetëm 1.1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto është një rezultat rrallë herë i arritur deri tani në këto 23 vitet e fundit, që kur Shqipëria ka hyrë në ekonominë e tregut.
Kjo u arrit edhe falë faktit që shpenzimet u reduktuan 5.5%, kështu deficiti buxhetor kaloi, nga 5.85/PBB, në 1.9%. Në të njejtën kohë, gjatë kësaj periudhe janë paguar 100 milionë dollarë fatura, u paguan 20 milionë USD ndihma ekonomike për familjet në nevojë.
 
Shpenzimet
Për periudhën tetor 2013 – mars 2014, të krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Financat kryen një ulje të shpenzimeve buxhetore me 7.7 për qind ose 14.9 miliardë lekë.
Kjo krijon bazën për realizimin e zërave të parashikuara nga Ligji për Buxhetin e Shtetit të vitit 2014, që do të mbështeten më tej nga marrja e huasë së Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

tabela





tabela 2Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri