Financat përgatitin obligacione
2-vjeçare për 50 milionë Euro
Teksa depozitat në euro kanë shënuar rritje të ndjeshme muajt e fundit, sidomos në gusht e nëntor dhe ato në lekë janë në rënie të vazhdueshme, financat kanë njoftuar se do të blejnë sërish borxh në valutë nga tregu (bankat, institucionet e tjera financiare, por edhe individët).
Teksa depozitat në euro kanë shënuar rritje të ndjeshme muajt e fundit, sidomos në gusht e nëntor dhe ato në lekë janë në rënie të vazhdueshme, financat kanë njoftuar se do të blejnë sërish borxh në valutë nga tregu (bankat, institucionet e tjera financiare, por edhe individët).
Në 24 janar do të zhvillohet ankandi nga Banka e Shqipërisë për llogari të Ministrisë së Financave për emetimin e një obligacioni fiks dyvjeçar në euro prej 50 milionë eurosh. Kuponi indikativ është 0.7%, duke qenë një alternativë interesante edhe për individët, që mund të fitojnë më shumë sesa nga interesi i depozitave në banka.
Ky është obligacioni i dytë brenda pak muajsh, pas atij me vlerë 35 milionë euro, që u emetua më 30 nëntor. Financat pritet ta përdorin këtë shumë për financimin e deficitit të qeverisë. Ankandi bëhet në euro për të përfituar nga oferta më e lartë e operatorëve vendas në këtë valutë, në raport me monedhën vendase.
Në nëntor u shënua një rritje e lartë e depozitave në valutë, në nivelin më të lartë që prej muajit gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kursimeve në valutë në nëntor u rrit me rreth 40 milionë euro në raport me muajin e mëparshëm, duke arritur në rreth 3.8 miliardë euro. Në gusht, depozitat ishin rritur me bazë mujore me rreth 150 milionë euro, ndërsa muajt e tjerë kanë pasur në pjesën më të madhe rënie, ose rritje fare minimale.
Në të kundërt, depozitat në lekë në nëntor ranë me 8 milionë euro me bazë mujore, teksa individët vijojnë të zbrazin depozitat me afat në lekë, të dekurajuar nga normat e ulëta të interesit që janë afër zeros. Depozitat me afat në lekë u ulën sërish me rreth 17 milionë euro. Ato kanë vijuar tkurrjen për të 40-in muaj radhazi (që nga shtator 2013), duke u reduktuar me rreth 750 milionë euro për periudhën në fjalë.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.8%
-
Të gabuar
27.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1754
Lajme të tjera
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55
-
Meta takon Kurtin: Mbështes qëndrimet e Kosovës për normalizimin e dialogut me Serbinë
26 Mars, 17:48
-
Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja
26 Mars, 17:45
-
Ç’po kurdisin? Olta dhe Dea komunikojnë në dush pa mikrofona, mister se çfarë kanë thënë! Ndjekësit kërkojnë zarfin e zi
26 Mars, 17:38
-
Rusi-Kinë, Peskov: Bisedimet mes Putinit dhe Xi Jinping zgjatën më shumë se sa pritej
26 Mars, 17:27
-
Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Sylvinho: Përgjegjësi e bukur të përfaqësosh një komb! Cikalleshi: Të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (VIDEO)
26 Mars, 17:21
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj
26 Mars, 17:02
-
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme
26 Mars, 16:53