TIRANË - Drejtuesit e rinj të ministrisë së Financave kanë dhënë dje shembullin se do të përpiqen të mbyllin të gjitha borxhet e shtetit, duke bërë një pagesë masive për fatura të prapambetura në gjithë vendin për konsumin e energjisë elektrike dhe ujit nga institucione e ente shtetërore.
Në faqen online të Thesarit të Shtetit, e cila ka nisur sërish të funksionojë si më parë, duke pasqyruar pagesat e përditshme nga buxheti, dje janë pasqyruar pagesat e një numri shumë të lartë faturash për CEZ Shpërndarje dhe ndërmarrjet e decentralizuara të ujësjellësve në të katër anët e vendit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë paguar për ujë e dritë rreth 500 milionë lekë të reja, ose 3.6 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe ai i pushteteve vendore.
E gjithë pagesa e kryer dje nga Thesari ka qenë afro 955 milionë lekë, ku gjysma ishte vetëm pagesë për CEZ-in e ujësjellësit. Me sa duket, ministri i ri Shkëlqim Cani e ka marrë seriozisht angazhimin qeveritar për të shlyer detyrimet ndaj subjekteve të tjera, duke urdhëruar pagesën e institucioneve dhe enteve shtetërore, edhe kur janë shujë të vjetra. Në pagesat, sph, vihet re se një numër faturash të konsumit të energjisë elektike nga Bashkia e Kamzës datonin që nga viti 2008.
Borxhi publik
Qeveria “Berisha” e shkeli kufirin vjetor të borxhit që në muajin gusht. Ministria e Financave raportoi këro ditë se për tetëmujorin defiçiti buxhetor arriti në 54.4 miliardë lekë. Kjo shifër është vetëm 6.5 miliardë lekë më e vogël se kufiri i borxhit, që Parlamenti ka autorizuar qeverinë të marrë për gjithë vitin. Por, brenda saj nuk përfshihen faturat e papaguara.
Në gusht, shuma e detyrimeve, të njohura nga Thesari, por të pashlyera, arriti në rreth 10 miliardë lekë. Kjo do të thotë se në 31 gusht, kufiri ligjor i deficitit realisht ishte tejkaluar me mbi 3 miliardë lekë.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Eksperti, Watson: Financat janë më keq sa mendohet