Financat shesin 113 mln € bono
Destinacioni bazë: Pagesa e faturave
Banka e Shqipërisë ka shitur dje për llogari të qeverisë 15.8 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 6 dhe 12 mujore, një pjesë e të cilave pritet të shkojë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të biznesit.
TIRANE - Banka e Shqipërisë ka shitur dje për llogari të qeverisë 15.8 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 6 dhe 12 mujore, një pjesë e të cilave pritet të shkojë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të biznesit. Në këtë ankand vijoi tendenca e rënies së normës së interesit, në të njëjtën linjë me politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë dhe duke i lehtësuar Financat nga barra e marrë përsipër që të vazhdojnë me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të biznesit, përpara lëvrimit të këstit të parë të FMN-së.
Për bonot me afat 12 mujor, shuma e shpallur për shitje ishte 10.2 miliardë lekë, nga të cilat 1.5 miliardë lekë i takonin Bankës së Shqipërisë. Shuma e kërkuar ishte 13.1 miliardë lekë dhe interesi zbriti në 3.56%. Në ankandin fundit me të njëjtin maturitet, ai ishte në 3.64%. Për bonot 6 mujore, shuma e shpallur për shitje është 5.6 miliardë lekë, nga të cilat 3.9 miliardë lekë i takojnë Bankës së Shqipërisë. Kërkesa arriti në 6.2 miliardë lekë dhe interesi zbriti në 3.32%. Në ankandin e fundit me të njëjtin maturitet, interesi sërish kishte zbritur në 3.4%.
Ministria e Financave po përdor financimin në tregun e brendshëm të për shlyer detyrimete prapambetura ndaj biznesit (deri në fund të marsit ishin shlyer rreth 120 milionë dollarë), teksa huaja e FMN-së nuk ka mbërritur akoma. Sipas ministrit të Financave, Shklëqim Cani, është rënë dakord me FMN-në që do të ecet me shlyerjen e borxhit duke parë dhe si do të reflektojë ekonomia.
Në rast se do të shohim se do të ketë psh rritje të kostos së borxhit atëhere do të frenohet shlyerja me fondet e tregut, tha Cani. Qeveria është angazhuar për të shlyer 72 miliardë lekë detyrime të prapambetura, gjysma e të cilave pritet të paguhet brenda këtij viti.
Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18