Sipas njoftimit të financave, kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë për ekonomi ose për juridik; të kenë eksperiencë në fushën financiare; të kenë eksperiencë drejtimi (të paktën drejtor drejtorie).
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 13.11.2013, në Zyrën e Protokollit të Ministrisë së Financave:
1. Kërkesë drejtuar ministrit të Financave.
2. Kopje të kartës së identitetit dhe certifikatës së gjendjes familjare.
3. Curriculum Vitae.
4. Kopje e noterizuar e diplomës universitare.
5. Liste notash e noterizuar.
6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
7. Raport mjeko-ligjor.
8. Dëshmi të kualifikimeve dhe të mbrojtjes së gjuhës së huaj.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)