Financat sigurojnë kredinë nga
Banka Botërore, 100 mln USD
Pas 331 milionë eurove hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka arritur të sigurojë edhe një tjetër paketë kredie nga Banka Botërore. Disbursohen 100 milione dollare, priten edhe 120 milione te tjera.
TIRANE- Pas 331 milionë eurove hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka arritur të sigurojë edhe një tjetër paketë kredie nga Banka Botërore. Bordi i drejtorëve ekzekutivë të këtij institucioni miratoi të premten transhin e parë prej 100 milionë dollarësh të paketës, që brenda pak ditësh duhet të pasohet nga një këst i dytë edhe më i madh. Kjo shumë shkon si mbështetje e drejtëpërdrejtë buxhetore dhe do të përdoret kryesisht për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, por edhe për fuqizimin e sektorit bankar.
Në fund të muajit Banka pritet të miratojë një tjetër transh, i cili do të jetë rreth 120 milionë dollarë të tjera, çka e çon paketën totale të financimeve për këtë periudhë nga BB në 220 milionë dollarë. Pas miratimit, paketa shkon për ratifikim në Parlament dhe pritet që të jetë e gatshme për disbursim në qershor dhe do të financojë shpenzimet e buxhetit për pjesën e dytë të vitit. Huaja mbështet reformat në tri fusha. Fusha e parë përqendrohet tek forcimi i aspekteve rregullatore dhe mbikëqyrëse të sektorit privat dhe tek përmirësimi i rrjetit të sigurisë financiare. Këto përpjekje pritet që të përmirësojnë përgatitjen e bankave për të përballuar krizat dhe të përmirësojnë kuadrin e sigurimeve të depozitave.
Fusha e dytë mbështet përshpejtimin e zgjidhjes për kreditë e këqija. Si rezultat i këtyre masave, përqindja e kredive të këqija pritet që të ulet në mënyrë të konsiderueshme deri në fillim të vitit 2015. Fusha e tretë përqendrohet në forcimin e aspektit rregullator e mbikëqyrës për institucionet financiare jobankare. Ajo do të shërbejë si mbështetje për të forcuar pavarësinë operacionale dhe kapacitetin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Kredia do të shlyhet në një afat prej 22 vitesh e gjysëm dhe përfshin një periudhë “grace” prej 7 vitesh, gjatë së cilës nuk paguhet interesi i huasë nga shteti shqiptar.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës - Bari
12 Janar, 08:34
-
Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë: Në qiellin e trishtuar, drita u shua
12 Janar, 08:18
-
Tre raste kur nuk duhet të konsumoni kafe, ja pse
12 Janar, 08:06
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 16! Autoritetet lokale: Kemi gjetur mbetje të paidentifikueshme
12 Janar, 07:50