Kur na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, janë bërë publike edhe pagat e trajnerëve të 24 skuadrave që do të marrin pjesë në këtë turne.

“Finance Football”, ka bërë publike listën e trajnerëve nga më i paguari, te më pak i paguari.

Vendin e parë e mban Southgate i Anglisë, ndërsa tre vendet e para plotësohen nga Nagelsman i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Sa i përket Sylvinho, trajneri i Shqipërisë renditet në vendin e 16 mes 24 trajnerëve.

Kolegët dhe kundërshtarët e tij, Zlatko Dalic i Kroacisë renditet në vendin e 11, La Fuente i Spanjës në vendin e 13, ndërsa Spalletti i Italisë në vendin e 6.