'Financial Times' vlerëson Italinë: Kështu ngadalësoi valën e dytë Covid

Pse Italia po e shmang valën e dytë të infeksioneve Covid dhe ka një numër të kufizuar krahasuar me vendet e tjera?

Sipas ‘Financial Times’, Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar po vuajnë nga rimëkëmbja e Covid-19, Italia ka qenë në gjendje të përshtatet pas fazës së parë dhe brutale të infeksionit.

Për prestigjozen ekonomiko-financiare britanike ka tre arsye kryesore për suksesin italian.

Italia ishte i pari në Europë që u ndsh me emergjencën, kështu që sistemi shëndetësor dhe qeveria kishin më shumë kohë për të planifikuar fazën pas bllokimit, dhe relaksimi i masave kufizuese u bazua kryesisht në kohë duke lejuar qeverinë të ishte në gatishmëri më të madhe në rivendosjen e kufizimeve aty do ishte e nevojshme.

Një tjetër arsye është sjellja e qytetarëve në respektimin e rregullave të vendosura kundër pandemisë nga qeveria dhe kontrollet e rrepta nga autoritetet. Gjithashtu një tjetër arsye është testimi dhe monitorimi efektiv.

Sipas të përditshmes britanike, për këto arsye "ekziston besimi se përpjekjet e Italisë mund të vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll virusin".

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Sot 'shpëtoi' nga kampi i ferrit Al-Hol, kush është nëna e 3 fëmijëve Floresha Rasha! Në 2014 burri iu vra me snajper në Siri