Ish presidenti francez, Nikolas Sarkozy është ndaluar nga policia franceze gjatë ditës së sotme, për tu marrë në pyetje si pjesë e një hetimi për financime të paligjshme gjatë fushatës së vitit 2017. Mediat franceze raportojnë se ndalimi i ish- presidentit mund të zgjasë 48 orë.
Sarkozy dhe ish- shefi i stafit të tij i kanë mohuar këto akuza, ndërkohë që një hetim i cili ka nisur që në vitin 2013 ka nxjerrë prova të reja, pasi një biznesmen francezo-libanez në një intervistë për median investigative “Mediapart” deklaroi se i kishte dorëzuar ish- presidentit francez dhe shefit të tij të stafit një valixhe me 5 milionë euro.
Gjithashtu hetuesit janë duke shqyrtuar dyshimet se regjimi i Gaddafit i ka dhënë në mënyrë sekrete 50 milionë euro financime ish- kreut të Elyse për fushatën zgjedhore të 2007. Në intervistën e tij biznesmeni francezo- libanez, deklaroi se shuma prej 5 milionë euro i ishte dhënë në Tripoli nga shefi i inteligjencës së Gaddafit, të cilat më vonë ja dorëzoi në një takim në ministrinë e Brendshme franceze, osh- presidentit Sarkozy, i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të brendshëm.
Sipas mediave franceze, hetuesit tashmë i kanë dorëzuar gjykatës një raport në të cilin ata hartuar qarkullimin e financimeve në fushatën e vitit 2007.
Në vitin 2014, televizioni i dytë më i madh francez, France-3, publikoi një audio të marrë nga një intervistë e vitit 2011 me Muhamed Gaddafin, në të cilën ish- diktatori libian ka pretenduar se kishte financuar fushatën e vitit 2007 të Sarkozy, duke u shprehur se ishte ai që e bërë atë president. Pretendimet e Gaddafit u shoqëruan nga një deklaratë e firmosur nga ish- ministri i jashtë libian, Musa Kouso.
Sarkozy kishte një marrëdhënie komplekse me ish- diktatorin libian, ku pas marrjes së presidencës franceze e ftoi Gaddafin në një vizitë zyrtare në Francë dhe e mirëpriti atë me nderet më të larta.
Por në vitin 2011, Franca do të qëndronte në krye të frontit në sulmet e NATO-s kundër regjimit të Gaddafit si dhe do të dërgonte trupa në mbështetje të rebelëve për rrëzimin e regjimit të diktatorit.
d.b/shqiptarja.com
Komente








