Financimi 35.8 mln euro, nis puna për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës

Financimi 35.8 mln euro, nis puna për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës

 Kontrata me kompaninë kontraktore për Bypass-in e Vlorës

Pas atij, të Fierit ka nisur puna për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, sqaron se është firmosur kontrata me kompaninë kontraktore italiane dhe ajo ka një vlerë financimi prej rreth 35.8 mln euro.

“Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro”, shprehet Gjiknuri.

Bypassi i Vlorës është një projekt i lidhur në bashkëpunim me Bankën Europiane të Investimeve (BEI) dhe është miratuar në nëntor të vitit 2011 dhe lidh autostradën Levan – Vlorë me  pjesën jugore që përfshin rrugën nacionale bregdetare Vlorë. Bëhet fjalë për një financim të  delegacionit të Komisionit Europian me një vlerë prej 1.7 milion Euro. Gjatësia e aksit të bypass- it është 29 km dhe fillon nga rrethrotullimi në fund të autostradës Levan –Vlorë.

 Kontrata me kompaninë kontraktore për Bypass-in e Vlorës

Postimi i plotë i Damian Gjiknurit:

Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës

Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.

Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.

Damian Gjiknuri, Ministri Infrastrukturës dhe Energjisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja