S'kanë marrë rrogat prej një viti, 600 punonjës të Bypass-it të Fierit bllokojnë rrugën nacionale (VIDEO)

Janë 600 punonjës të Bypass-it të Fierit të cilët nuk janë paguar për periudhën korrik 2016 deri në janar 2017 dhe për rrjedhojë kanë zhvilluar sot një protestë, duke bllokuar aksin nacional Fier-Lushnje, në Mbrostar.

Në date 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar”- shprehen punonjësit.

Protesta e punëtorëve të Bypass-it të Fierit

Fondi limit per ndertimin e ketij aksi rrugor ka qenë 60 milion euro ndersa vlera e prokuruar e objektit eshte 39.87 milion Euro. Punimet civile do te financohen nga BERZH dhe BEI ndersa Supervizioni i punimeve do te financohet nga Kooperacioni Italian. Projekti i referohet ndertimit te nje bypass-i rrugor te te tipit autostrade interurbane  midis qytetit te Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatesi afersisht 22 km.

Bypass-i i Fierit eshte pjese e nje korridorit te rendesishem per, nga Veriu ne Jug ( nga Lushnje ne Vlore), per te cilin disa sektore jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper.

Aksi rrugor do te kaloje ne perendim te Fierit, midis qytetit dhe vijes se bregut, duke perfshire ne pjesen me te madhe nje fushe qe kultivohet e vaditet ne menyre intensive. Ai pershkon Lumin e Semanit, nje rrjedhje e rendesishme uji, i cili bashkohet me lumin Gjanica dhe nje numer te madh kanalesh vaditjeje dhe kullimi sikurse edhe me shume struktura te vogla hidraulike dhe kullimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja