Financimi rus i PD, Balla: Lulzim
Basha duhet të ndiqet penalisht

Financimi rus i PD, Balla: Lulzim<br />Basha duhet të ndiqet penalisht<br>
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat i ka kërkuar Lulëzim Bashës dhe Partisë Demokratike të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re”.

Ai tha se “burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm”, u shpreh Balla.

Pak ditë më parë pas investigimit gazeta amerikane “Mother Jones” zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia.

Deklaratë për media e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla
Kanë kaluar shumë ditë, e Lulzim Basha nuk arrin dot t’i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta:

Së pari, si shpjegohet që Lulzim Basha thotë se i ka paguar lobuesit të tij në Washington vetëm 25 mijë dollarë, ndërsa kompania lobuese Muzin, që ka firmosur kontratë me Lulzim Bashën, deklaron se ka marrë plot 525 mijë dollarë nga Partia Demokratike?!

Nga kanë dalë gjysmë milion dollarët shtesë?

Ku i ka gjetur Lulzim Basha gjysmë milion dollarët ekstra?

Përse nuk i deklaroi në KQZ si shpenzime të fushatës zgjedhore, siç parashikon ligji shqiptar?

Dhe për më tepër, cili është burimi i këtyre parave?

Së dyti, cila është lidhja e vërtetë mes Lulzim Bashës dhe biznesmenëve rusë që kanë në pronësi firmën Biniatta, e që kanë paguar plot 150 mijë dollarë të tjera kompanisë lobuese Muzin?!

Çfarë është kjo dhuratë ruse për Lulzim Bashën dhe përse i është dhënë?

E çka është më e rëndësishme, çfarë i ka premtuar Lulzim Basha në këmbim biznesmenëve rusë?

Të thuash se nuk ke dijeni për 150 mijë dollarët që janë paguar për ty është absurde, qesharake dhe papërgjegjshmëri totale.

Dhe nuk mund të jetë papërgjegjshmëria, alibia e mbrojtjes për Lulzim Bashën.

Vetëm Lulzim Bashës i ndodh që një biznesmen rus i paguan 150 mijë dollarë dhe “tavarish” Luli vetë nuk di gjë.

Shqiptarët duan të dinë të vërtetën.

Edhe brenda Partisë Demokratike janë të shumtë zërat publikë tashmë që kërkojnë të dinë të vërtetën.

Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e shpifjeve dhe të nxirjes së imazhit të Shqipërisë në institucionet dhe median amerikane.

Është një dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur paratë për të paguar lobimin në Amerikë dhe cilat janë lidhjet e tij me kompanitë ruse.

A shërbejnë këto kompani vetëm si lavatriçe për të pastruar para, apo janë burim i drejtpërdrejtë financimi për fushatën e Lulzim Bashës?

Sa kohë në kontratën e deklaruar nga vetë lobisti në Departamentin Amerikan të Drejtësisë është firma dhe numri i pasaportës së Lulzim Bashës, i takon Prokurorisë ta thërrasë një orë e më parë Lulzim Bashën për të dhënë shpjegimet e nevojshme si personi kryesor i dyshuar për një sërë veprash penale, e për ta zbardhur një orë e më parë këtë skandal tepër të rëndë.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e "Çadrës së Republikës së Re".

Burimet e errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë, janë një arsye e pashmangshme që Lulzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo Parti Demokratike e marrë peng prej tij të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm.

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja