Financuesit e Thaçit
përfitojnë 100 milionë euro

Financuesit e Thaçit <br />përfitojnë 100 milionë euro
Hulumtim i “Preportr” – i Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese (QKGH) - mbi prokurimet publike nxjerrë të dhëna mbi 100 milionët e shpërndarë nga partia e kryeministrit, për kompanitë që atij ia zgjatën dorën gjatë fushatave zgjedhore, shkruajnë portalet e Kosovës.

Ky hulumtim bazuar në dokumentet zyrtare ka identifikuar që 43 subjekte të ndryshme, kryesisht kompani ndërtimore që si biznese dhe persona fizik që kanë financuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në dy fushatat e fundit elektorale, më pas kanë përfituar mbi 100 milionë euro nga tenderët publik.

M tutje thuhet se sipas raportit të auditimit të financave të partive për fushatën e vitit 2009 dhe atij për fushatën e vitit 2010, shuma e donacioneve që këto 43 subjekte kanë dhënë për PDK-në më shumë se 280 mijë euro. 

11 nga to kanë shkelur edhe ligjin dhe dëmtuar buxhetin. Kompanitë kanë rritur të ardhurat e tyre nga pushteti për mbi 350 herë në krahasim me donacionin dhënë PDK-së.

Pasi “Preportr” ka gjetur këto të dhëna, ka pritur për më shumë se dy javë për një përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Zyra e kryeministrit Hashim Thaçi, por as njëra dhe as tjetra nuk janë prononcuar në lidhje me shpërblimin prej 100 milionë eurosh të financuesve të kësaj partie me anë të tenderëve publik. 

"Pjesa dërmuese e këtij 100 milionëshi vjen prej dy ministrive, asaj të Transportit dhe të Arsimit, pasi që në total vetëm nga këto dy ministri, kompani të caktuara kanë përfituar mbi 80 milionë euro dhe pjesa tjetër prej 20 milionë euro vjen nga komuna dhe institucione të ndryshme', tha Lorik Bajrami, nga Çohu.

Sipas Bajramit janë shikuar diku 400 tenderë të ndryshëm, ku është parë që vlera totale që 43 kompani të ndryshme kanë përfituar, është mbi 100 milionë euro.

Avni Zogiani, drejtor i "Çohu" tha se 100 milionë euro janë shpërndarë mes kompanive, të cilat janë lidhura me partitë në pushtet dhe se korrupsioni në Kosovë është shndërruar në një mjet për ta kontrolluar politikën.

“Fakti që ka ekzistuar mundësia që qeveria me i shpërnda mbi 100 milionë për biznese të veta, do të duhej të ishte alarm për gjithë shoqërinë, sidomos kur kemi parasysh që ne kemi misione ndërkombëtare të cilat këto fenomene jo që nuk i tolerojnë, por në momentin kur del një lidhje e tillë e financave, kur del dyshimi, apo një tjetër se janë përdorë paratë publike për përkrahje politike, automatikisht duhet të jap dorëheqje cilido zyrtarë që lidhet me të”, tha ai.

Zogiani shtoi se janë duke hulumtuar edhe kompanitë tjera, të cilat aktualisht po bëjnë represion ndaj bizneseve që nuk kanë lidhje me politikën.

Këto, sipas tij, janë vepra kriminale të organizuara, të cilat veprojnë në kuadrin institucional, duke përdorur përkrahjen politike. 

Qendra për gazetari hulumtuese dhe organizata Çohu tregoi se kanë zbuluar që edhe 25 zyrtarë të lartë, ndër të cilët është edhe një zëvendëskryeministër, dy ministra, katër zëvendësministra, pesë kryetarë të komunave, një sekretar i përgjithshëm, katër drejtorë të prokurimit si dhe tetë anëtarë/drejtorë të bordeve të kompanive publike nuk i kanë deklaruar bizneset dhe aktivitetet në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Këta zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe bizneset e tyre ende nuk janë hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe nuk figurojnë në raportin vjetor të AKK të vitit 2011, i bërë publik në mars të këtij viti. 

Ndërkohë, ka reaguar PDK-ja nëpërmjet një kumtese për media duke i hedhur poshtë pretendimet e organizatës `Çohu`, e cila sipas PDK-së, ka shpifur se gjoja financuesit e saj kanë përfituar mbi 100 milionë euro. 
Partia Demokratike e Kosovës do t`i ndërmarrë të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme ligjore kundër shpifjeve tek institucionet kompetente - thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë.


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan