/ATSH-AFP/ - Popullariteti i qeverisë finlandeze është në nivelin më të ulët që prej fillimit të legjislaturës në vitin 2011, sipas një sondazhi të publikuar sot nga e përditshmja Helsingin Sanomat, një javë nga zgjedhjet legjislative.

"Vetëm 11 për qind e të pyeturve e vlerësojnë "mirë" ose "shumë mirë" punën e qeverisë ndërkohë që 61 për qind e gjykojnë "keq" ose "shumë keq". Të tjerë persona të pyetur nuk kanë dëshiruar të shprehen.

Në vitin 2012, në një sondazh të ngjashëm, 12 për qind e personave mendonin se puna e qeverisë ishte e "keqe" ose "shumë e keqe".
Qeveria aktuale është e përbërë nga katër parti, konservatorët, social-demokratët, Partia e suedezofonëve dhe kristian-demokratët. Në vitin 2011 ajo përbëhej vetëm nga dy parti, Partia e Majtë dhe të Gjelbërit.

Viktimë e konjukturës së keqe dhe mungesës së kohezionit, zgjedhësit kritikojnë qeverinë se nuk ka ditur të marrë masat e duhura për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Sipas një sondazhi të publikuar dje nga e përditshmja "Ilta-Lehti", Partia Agrare e qendrës ka marrë 23,5 për qind të votave dhe pritet të jetë fituesja e këtyre zgjedhjeve.
Partia e qendrës është renditur para socal-demokratëve me 17,0 për qind dhe populistëve të Partisë Finlandeze 16,6 për qind. Konservatorët morën 16,2 për qind.
Rreth 4,5 milionë zgjedhës do të thirren për të zgjedhur 200 deputetët e vendit për katër vitet e ardhshme./