Një vatër e re zjarri është shfaqur sot (22 gusht) ndërmjet fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në Bashkinë Finiq.

Në vendgjarje kanë shkuar shumë zjarrfikës. Gazetari i Report Tv, Limos Didani, teksa ka siguruar edhe pamjet e zjarrit dhe operacionit, informon se era e favorizon flakët në përhapjen e tyre.

Gjithashtu vatra e zjarrit përbën rrezik për banorët, sepse flakët kanë drejtim nga fshati Rumanxa.

Më herët Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar nisjen e y helikopterëve në Selenicë dhe Finiq, që janë parë edhe në aksion pasditen e sotme, për shuarjen e flakëve nga ajri.


Lajmi kryesor:

Shiu shuan flakët e vëna nga grupi kriminal në Vlorë, nisen dy helikopterë në Mavrovë e Finiq! Pranga dy zjarrvënësve! 2 vatra në gjithë vendin