Në vend që të marrë përsipër të paguajë për borxhet e vendeve të tjera, Finlanda do të ishte e gatshme të heqë dorë nga përdorimi i euros, kërcënoi ministrja e Financave e këtij vendi, Jutta Urpilainen. “Po përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshem, deklaroi ajo gjatë një interviste dhënë gazetës më të madhe të Helsinkit, duke shtuar se Finlanda nuk është e lidhur pas euros me çdo kusht”.

Pak ditë më parë, edhe kryeministri Katainen ishte shprehur me rezerva lidhur me krijimin e një mburoje financiare për të mbrojtur vendet , interesi i bonove të thesarit të të cilave paraqitet shumë i lartë.

Fundi i euros do të sillte një katastrofë ekonomike për Gjermaninë, Evropën dhe botën mbarë. Ky ka qenë reagimi i ministrit gjerman të Financave Volfgang Schauble pas njoftimit nga Finlanda. Sipas tij, duhet të krijohet posti i ministrit evropian të Financave. Gjermania ka qenë gjithnjë pro idesë së krijimit të bashkimit fiskal.

(gk/shqiptarja.com)